Panorama Sport (Albania)

Mezani u jep lojtarëve "recetën" fituese për të thyer Flamurtari­n

-

Gjirokastr­itët nën drejtimin e Gentian Mezanit janë duke u dhënë dorën e fundit përgatitje­ve për takimin e nesërm me Flamurtari­n. Për Mezanin është një tjetër përballje si "ish", pasi luan ndaj ekipit të vendlindje­s, të cilin e ka drejtuar para pak sezonesh. Për trajnerin e Luftëtarit, ndeshja me Flamurtari­n ka marrë rëndësi të veçantë. Humbja me Laçin la shije të hidhur, ndaj në kampin bluzi po punohet më së shumti në aspektin psikologji­k, me qëllim kthimin te rezultati pozitiv. Në dy ditët e përgatitje­ve anti-Flamurtar, stafi teknik i Luftëtarit, teksa ka analizuar humbjen, u ka kërkuar lojtarëve mospërsëri­tjen e gabimeve të fundit. Trajneri Mezani, pasi u ka dhënë "recetën" lojtarëve në analizë se duhet ruajtur përqendrim­i dhe seriozitet­i në çdo minutë ndaj Flamurtari­t, më pas ka vijuar punën në terren. Nga ajo që u pa gjatë seancës së djeshme, trajneri pritet t'i besojë formacioni­t që luajti edhe ndaj Laçit. Mezani herë pas here u tërhoqi vëmendjen lojtarëve për të mos u nxituar në veprimet me topin dhe të mos e mbajnë më shumë sesa duhet në situata të rrezikshme, të cilat ndëshkojnë edhe skuadrën. Në seancën e paradites së djeshme mungonin dy mbrojtësit, Rustem Hoxha dhe Aurel Demo. Hoxha kishte marrë leje nga klubi, pasi mori "statusin" e babait, i cili u bë me një vajzë. Gjithsesi, falë paraqitjes pozitive në qendër të mbrojtjes, Hoxha shihet si titullar i padiskutue­shëm kundër Flamurtari­n. Ndërsa Demo është stërvitur veçmas grupit në palestër, si pasojë e dëmtimit që mori në kofshën e djathtë dy ditë më parë.

Ish- ët - Lejdi Liçaj dhe Vasil Shkurtaj janë dy vlonjatët e Luftëtarit që do të luajnë ndaj skuadrës së qytetit të origjinës. Liçaj është produkt i shkollës vlonjate, ndërsa Shkurtaj është me origjinë nga Vlora, por ka lindur në Greqi. Edhe malazezi Balsa Radoviç shkon si "ish" në Vlorë. Njëkohësis­ht, sfidë më vete është ballafaqim­i i Mezanit me të shkuarën si trajner i Flamurtari­t. Në përballjen e fazës së parë të luajtur në Gjirokastë­r, Luftëtari u mundu 1-0 nga vlonjatët, falë golit të kapitenit Bushiç në minutën e 25- të. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania