Panorama Sport (Albania)

Atsina: Kastrioti po reagon, do marrim pikë

Sulmuesi vjen me mendime filozofike para ndeshjes me Partizanin: Gjithçka varet nga koka

-

Çarls Atsina ka bërë mirë në ndeshjen e fundit ndaj Skënderbeu­t, pavarësish­t se krutanët nuk arritën të merrnin pikë. Sulmuesi, i cili më në fund është rikthyer titullar te krutanët, u shfaq disa herë rrezikshëm në portën e kundërshta­rit, duke i shkuar pranë barazimit. Në një prononcim për "Panorama Sport", Atsina flet për ndeshjen ndaj Skënderbeu­t, për sfidën e radhës ndaj Partizanit, si dhe për objektivin e krutanëve, që është mbijetesa.

SKËNDERBEU DHE PARTIZANI - "Mendoj se luajtëm një ndeshje shumë të mirë në të gjitha pikëpamjet, edhe taktikisht. Shpresojmë të vazhdojmë kështu, me mentalitet­in që shfaqëm me Skënderbeu­n. Nëse e bëjmë këtë, mendoj se çdo rival do ta ketë të vështirë me ne. Skuadra ka ndryshuar diçka për mirë, taktikisht dhe mendërisht, ndaj besoj se do të kthehemi te rezultatet pozitive. Nuk do jetë e lehtë, por ne do të jemi aty, do të luftojmë në çdo ndeshje, duke nisur nga ajo e kësaj mesjave, ku do të kërkojmë fitoren. Ndaj Partizanit do të jetë një ndeshje e vështirë, si për ne, edhe për ata, por do jemi gati. Po e përgatitim ndeshjen me kujdes, e dimë që kundërshta­ri ka skuadër shumë të mirë, por ndeshja zgjat 90 minuta dhe duhet ta luajmë me mentalitet­in e duhur. Nëse e bëjmë këtë, mendoj se do të arrijmë një rezultat të kënaqshëm për Kastriotin, tifozët, ambientin dhe moralin. Mendoj se do të jetë një ndeshje e vështirë për Partizanin". OBJEKTIVI - "Jam i mendimit se mbijetesa është e mundur. Ka ende shumë ndeshje, edhe 25. Nëse luajmë me mentalitet­in e ndeshjes së fundit me Skënderbeu­n, mund t'ia dalim mbanë. Megjithatë, gjithçka varet nga koka, aty nis gjithçka, para se të mendojmë për këmbët. Shpresoj të tregojmë mentalitet fituesi, të luftojmë gjithnjë dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin. Mendoj se me punë, impenjim maksimal dhe disa rezultate pozitive nuk është asgjë e pamundur. Jemi këtu, do të luftojmë deri në fund për të treguar sa vlejmë dhe për të kënaqur të gjithë", u shpreh sulmuesi i Kastriotit, Çarls Atsina për "Panorama Sport". Bujar Balliu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania