Panorama Sport (Albania)

!j"la #ajë$on lojtarët, ide për dënimin e ti#ozë%e

" ! të publikojë dënimet e #jyqtarëve, do ulej tensioni"

- ALBAN ALUSHI

Tetë pikë në ~ ndeshje dhe në vendi i ~-të Lushnja është në një pozicion të pazakontë. Vetëm një pikë në tri ndeshjet e fundit dhe gola të pësuar sistematik­isht në qendër të mbrojtjes. Trajneri i Lushnjës, Ilir Gjyla, për gazetën "Panorama Sport" shpjegon këtë situatë të vështirë që po kalon skuadra.

G89;A - "Patjetër që golat vijnë si rezultat i gabimeve. Ajo që po na shqetëson më shumë ne është se golat e pësuar po vijnë nga të njëjtat gabime. Na duket sikur nga ndeshja në ndeshje janë të njëjtët gola të pësuar. Pësojmë gjithmonë midis pikës së penalltisë dhe pikës së 5- metrave. Golat i pësojmë gjithmonë aty. Vazhdojmë të jemi të pavëmendsh­ëm, të pakujdessh­ëm dhe jo të vendo- sur mirë aty ku duhet në fazën përmbyllës­e. Në gjuhën popullore i thonë që mbrojtësi duhet të lëshojë xixa. Të ketë vëmendjen, të ketë përqendrim­in", ka thënë trajneri Gjyla. Lushnja është e varfër edhe në shënimin e golave. Vetëm një gol i shënuar në tri ndeshjet e fundit. "Përpos të tjerave, bëjmë gabime edhe në sulm. Para golit që pësuam, prisnim të shënonim ne. Sulkja doli 2-3 herë, as pasoi, as goditi. Megjithatë, Sulkja vjen nga dëmtimi dhe ndoshta nuk e ka marrë veten € 00  ", tha Gjyla. "Duke e filluar nga e para, për mua ka qenë një ndeshje e barabartë, ashtu si takimi me Bylisin. Pa harruar që po luanim me skuadrën më të mirë të grupit. Ishim të barabartë në të gjitha drejtimet. Të tilla ndeshje i zgjidh momenti. Ne, në moment nuk jemi të kujdesshëm. Pra, nuk e zgjidhim ne momentin dhe kundërshta­rët na kapin në befasishëm ose në çast të gabuar nga ana jonë", deklaroi tekniku verdhejesh­il duke shpjeguar edhe më tej problemati­kën. "Unë nuk jam mësuar t'i shes futbollist­ët. Unë mendoj që kjo mund të jetë një krizë momenti".

TE<A - Më pas, Gjyla flet për dënimin e tifozëve dhe hedh një ide sesi mund të lehtësohen disi dënimet. Kujtojmë që Lushnja do të luajë pa tifozë deri në fund të këtij viti. "Unë e kam thënë dhe e them. Përmes ' Panorama Sport' jap edhe një opinion timin sepse pjesë e futbollit jam. Është e padiskutue­shme që futbolli luhet për tifozët, është spektakël, është shfaqje. Ne jemi gjobitur sepse tifozët tanë shajnë federatën. Në parim, absolutish­t që jam dakord. Por, duke parë nivelin e tyre, të tifozëve të vijnë aty, doja të jepja një mesazh. Tifozët ndoshta nuk e dinë që FSHF-ja i ka vetë gangrenë arbitrat. Unë do të isha i mendimit që ashtu si dalin në pah dënimet e futbollist­ëve dhe të klubeve, të publikohen edhe dënimet e gjyqtarëve. T'i publikojë sepse ndoshta i ul tempin tifozërisë në të gjithë vendin", deklaroi Gjyla.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania