Panorama Sport (Albania)

Kriza e të mëdhave, FS1F boshatis stadiumet

-

Për herë të parë që prej aplikimit të formulës së re të kampionati­t të Kategorisë së Parë, në Grupin B janë tetë skuadra që synojnë vendin e parë që të dërgon në Superiore. Cdo javë ka tri përballje mes ekipeve rivale që prodhojnë ndeshje shumë të forta dhe të paparashik­ueshme. Pas tetë javëve të para, Besa është në krye të Grupit B. Kavajasit kanë fituar minimalish­t 1-0 ndaj Lushnjës me golin e të riut Tedi Dara në minutat e fundit. Kavajasit po tregojnë rritje nga java në javë, ndërsa angazhimi i futbollist­ëve, stafit dhe presidencë­s është maksimal. Por, një prej supersfida­ve të fundjavës së kaluar u luajt pa tifozë, pasi stadiumi i Besës është i dënuar me tri ndeshje. Ndërsa, Lushnja do të duhet të luajë katër takime pa mbështetje­n e tifozëve. Në një moment kur stadiumet po boshatisen nga java në javë, tashmë vijnë edhe dënimet nga Komisioni i Disiplinës pranë FSFF-së që e rëndojnë së tepërmi situatën. Dënimet po ndikojnë negativish­t duke e dëmtuar shumë garën. Bylis nuk po di të ndalet. Skuadra ballshiote e ka kaluar tashmë momentin e vet të vështirë të javëve të para dhe të shtunën regjistroi fitoren e H-t radhazi. Në një transfertë shumë të vështirë në Berat ndaj Tomorit, Bylis arrin të fitojë 2-1 me golat e Kofi dhe Liçkollari­t. Lushnja mbetet sërish në krizë ku, pas tetë javëve të para, ka marrë vetëm një fitore. Edhe Apolonia që e nisi kampionati­n me shumë bujë nuk po arrin të dalë nga ngërçi i rezultatev­e. Fierakët nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola në transfertë­n e Irikumit përballë skuadrës vendëse që këtë sezon po surprizon me paraqitjen e saj. Pogradeci rikthehet te fitorja pas humbjes së një jave më parë në Ballsh. Liqenorët shfryjnë ndaj Elbasanit duke e mundur H-1, me verdheblut­ë që mbeten në vendin e fundit dhe rrezikojnë seriozisht rënien në të Dytën. Egnatia ka gjetur fitoren pas dy humbjesh. Përballë Turbinës, rrogozhina­sit fitojnë 2-1 me golin e dytë që e shënojnë në minutën e gjashtë shtesë. Në Grupin A, Vllaznia rikthehet te fitorja pas barazimit të një jave më parë me Shënkollin. Përballë Vorës së vendit të fundit, shkodranët nuk e kanë aspak të vështirë duke triumfuar me rezultatin e pastër J-1. Një sfidë e dominuar nga kuqeblutë që shkëputen në L7 pikë nga ndjekësit më të afërt, Erzeni dhe Besëlidhja. Shijakasit shkatërroj­në Shënkollin me rezultatin N-0 duke mos treguar aspak mëshirë, ndërsa lezhjanët kanë siguruar fitoren e tretë radhazi pasi kanë mundur Olirinë me rezultatin minimal 1-0. Dinamo është surprizuar në shtëpi duke u mundur me rezultatin 2-0 nga Korabi. Në takimin e luajtur në Pezë, blutë kanë hedhur një hap të gabuar në luftën për vendin e parë. Tashmë janë larguar edhe më shumë nga Vllaznia e vendit të para dhe gjithçka vështirëso­het edhe më tepër për Dinamon. Veleçiku po shkëlqen në këtë kampionat ku mungonte prej katër vitesh. Koplikasit kanë arritur të dielën fitoren e H-t në po kaq takime që kanë zhvilluar në fushën sportive "Peshit Pusi" në Shkodër. Në sfidën e radhës ndaj Burrelit, Veleçiku fiton 1-0 dhe ngjitet në vendin N-të në klasifikim duke qenë më të sigurt. Ndërsa, matjanët duket se edhe këtë sezon do të luftojnë deri në fund për mbijetesën. Besar Bozgo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania