Panorama Sport (Albania)

Karepi e Prizreni, djemtë e artë të mundjes shqiptare

Paris Karepi: Kërkojmë më tepër mbështetje nga ana e shtetit

- ARTIN LLESHAJ

Në kampionati­n ball kanik të mundjes për të rinj, që u zhvillua në Tiranë në datat 1 deri më 4 nëntor, Shqipëria bëri një paraqitje mjaft të mirë duke marrë 11 medalje ( 2 ari, 7 argjendi dhe 2 bronzi) dhe duke e renditur në vend të dytë në renditjen ekipore pas Turqisë. Rezultate që tregojnë qartë se sporti i mundjes prodhon talente, por që këto talente të bëhen kampionë të mëdhenj duhet patjetër që shteti të kthejë sytë nga sporti dhe t'i përkrahë, duke qenë se vështirësi­të në këtë sport ashtu sikurse edhe në sporte të tjera në vendin tonë janë shumë të mëdha. Këtë gjë e konfirmon edhe mundësi i saposhpall­ur kampion në ballkaniad­ën e të rinjve, Paris Karepi. Në një prononcim për "Panorama Sport", Karepi, i cili u rikonfirmu­a kampion Ballkani në kategorinë e peshave 125 kg në stilin e lirë, tregon se ka punuar shumë për këtë triumf dhe gjithashtu i bën apel shtetit që ta mbështesë më tepër sportin e mundjes. Mundësi i ri i Teutës u shpreh kështu pas suksesit të fundit: "E prisja këtë fitore, pasi isha përgatitur fort për këtë kampionat ku në muajin e fundit jam stërvitur nga dy herë në ditë. Vija në këtë event si kampion Ballkani dhe kisha shumë besim që do konfirmohe­sha edhe në këtë vit. Dua t'i bëj apel shtetit me këtë rast që të kthejë kokën nga sporti sepse mungon gjithçka dhe nuk ka asnjë investim. Çdo gjë e kam arritur me ndihmën e familjes dhe mbështetja nga shteti ka qenë minimale. Tani synoj pjesëmarrj­en në Olimpiadën që do të zhvillohet në Tokio dhe do kërkoj gjithmonë medaljet në

kampionate europiane apo botërore", tha Paris Karepi. ERIGLENT PRIZRENI Një tjetër kuqezi që arriti të fitonte medalje të artë është mundësi i Tiranës, Eriglent Prizreni. Shumë i lumtur për rezultatin e arritur, Prizreni u shpreh: "Unë jam stërvitur për të tilla evente si ballkanike, europiane apo botërore, dhe rezultatet janë pasqyrim i punës së madhe që kam bërë. Kam pasur mbështetje­n e familjes, ekipit dhe të shumë njerëzve që më kanë qëndruar pranë dhe tashmë që arrita

të shpallem kampion, ndihem shumë mirë sepse ua kam shpërblyer përkrahjen që më kanë dhënë. Aq më tepër që ky event bëhej në vendin tonë dhe arritëm që të ngremë flamurin shqiptar duke i bërë krenarë të gjithë. Dua të falënderoj trajnerët e ekipit, Leonard Çakmashin dhe Ermal Kryeziun. Tani po përgatitem për Europianin U- 23 dhe Botërorin U-23, e më pas janë Lojërat Olimpike", deklaroi Eriglent Prizreni, i cili triumfoi në stilin e lirë në kategorinë e peshave 65 kg.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania