Panorama Sport (Albania)

Xherdani mungon në Beograd, ja si e komentojnë mediat serbe

-

Shaqiri nuk do të provokohej vetëm nga tifozët serbë, por shigjeta u lëshuan edhe nga lojtarët e Yllit të Kuq të Beogradit. "E kam parë që e ka gojën plot për Zvezdën dhe tifozët serbë. Kjo është punë e tij. Nëse dëshiron të provokojë, le të provokojë dhe të dëshmojë se çfarë njeriu është dhe se sa vlen. Nuk vlen aspak si njeri, pasi dëshiron të provokojë në bazë të racës së dikujt, shtetit dhe kombësisë. Edhe më keq, që ai vetë nuk e di prej nga është", tha Milosh Degenek, mbrojtësi i Cërvenës për mediat serbe përpara ndeshjes së dy javëve më parë në "Anfield".

Reagimet e mediave - Lajmi i mungesës së Xherdan Shaqirit në sfidën e ditës së sotme ndaj Cërvena Zvezdës në Beograd është përcjellë natyrisht me interes edhe nga mediat serbe. Ato kujtojnë festën e tij me shqiponjë në ndeshjen e Kupës së Botës ndaj Serbisë, të cilin e quajnë provokim të hapur ndaj tyre. "Sportklub.rs" nuk e fsheh faktin se prezenca e Shaqirit në Beograd mund të shkaktonte tension. Gjithashtu, kjo media kujton deklaratat e futbollist­it me origjinë shqiptare disa ditë më parë ku shprehej "Nuk kam frikë nga Beogradi, unë do vij për të luajtur futboll". Pas vendimit të trajnerit Klop për të mos e grumbullua­r 27-vjeçarin nga Gjilani, nuk kanë munguar as komentet thumbuese të serbëve. Sipas tyre, Shaqiri nuk do të udhëtojë drejt Beogradit për shkak të frikës. Sipas "Kurir.rs" te Liverpuli e dinë mirë se Shaqiri do të ishte në qendër të sulmeve të tifozëve vendës dhe ai ka menduar që të mos jetë në këtë ndeshje.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania