Panorama Sport (Albania)

Si mbeti i zhgënjyer Shaqiri

48 orë përpara ndeshjes shqiptari injoroi edhe rivalët: S’i kam aspak frikë

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Në "Anfield" dy javë më parë nuk kish te tifozë serbë. Xherdan Shaqiri luajti titullar dhe gatoi dy prej golave të fitores 4-0 të anglezëve ndaj Cërvenës, duke u shpallur edhe lojtari më i mirë i ndeshjes. Sot emocionet do ishin krejtësish­t të tjera. Për "Marakananë" e tejmbushur me 50 mijë tifozë kundër, ai kishte më shumë se dy muaj që ishte përgatitur. Por, në fund nuk do të jetë. Cilat janë ndjesitë? Më shumë zhgënjim sesa lehtësim, edhe pse edhe ai vetë do ta ketë të vështirë ta ndajë peshën që mbizotëron. Por, një gjë është e sigurt. Xherdan Shaqiri ishte përgatitur dhe karikuar për t'ia dalë me sukses edhe kësaj sprove. E pati deklaruar që në deklaratat e tij të para pas hedhjes së shortit dhe për herë të fundit e përsëriti të dielën, gjatë intervistë­s që lëshoi për "Mirror": "Ajo që ndodhi në Kupën e Botës i takon së shkuarës dhe për mua do jetë një tjetër ndeshje futbolli. Futbolli është futboll dhe politika politikë. Unë do të shkoj atje për të luajtur futboll. Nuk do shkoj atje për të bërë asgjë tjetër". Këto janë fjalët e një futbollist­i që është gati të veshë mburojën për të përballuar një nga ndeshjet më të vështira të karrierës. Dhe pavarësish­t se Klop thotë se Shaq e pranoi vendimin e tij, këto fjalë demonstroj­në se sa shumë do të donte ylli i tij që të ishte në fushë sonte. Ish-lojtari i Stok Sitit nuk ua kurseu edhe një shigjetë serbëve: "Nuk mendoj se Ylli i Kuq i Beogradit është kundërshta­ri më i fortë për të qenë i sinqertë dhe nuk shqetësohe­m për ndeshjen në Beograd".

Ashtu siç nuk u kurseu edhe një tjetër për ata që kanë vënë në dyshim aftësitë e tij: "Rrëzimi me Stokun ishte një përvojë shumë e keqe për klubin dhe për mua dhe shpresoj që ata të rikthehen shpejt. Por, pavarësish­t asaj që ndodhi atje, unë jam një fitues i Ligës së Kampioneve.

Mendoj se kjo meriton respekt. Njerëzit nuk duhet të harrojnë ku kam luajtur më parë, cilësitë që kam dhe atë që kam fituar. Kam luajtur për një prej skuadrave më të mëdha në botë në Mynih dhe sot luaj përsëri për një nga klubet e mëdha".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania