Panorama Sport (Albania)

Spaleti: Inter, erdhi dita për të treguar muskujt

"Mesi do ishte një shqetësim, duhet t'u mbyllim hapësirat"

- Përgatiti: LEDIO NASE

“Kemi thënë gjith monë se mund të sfidojmë këdo apo jo? Atëherë, le ta tregojmë edhe kundër Barcelonës, niveli më i lartë i vështirësi­së që mund të kesh përballë, një skuadër e pajisur për të fituar Championsi­n". Luçiano Spaleti karikon Interin e tij: "Me Mesin rritet grada e paparashik­ueshmërisë së Barçës, por edhe pa të qëndrimi ynë nuk duhet të ndryshojë. Nuk do markojmë lojtarët, por hapësirat". Kur e pyesin nëse shembulli i Murinjos së 2010-ës (ose më saktë një ndeshje e tëra në pritje) mund të jetë i përsëritsh­ëm, Spaleti përgjigjet jo: "Sipas meje nuk është e drejtë të presësh. Jemi nisur një vit e gjysmë më parë, po shkojmë në drejtimin e duhur. E thjeshtë të thuash 'mobilizohe­mi dhe shpresojmë te kundërsulm­i', do nevojitesh­in lojtarë të shpejtë që bëjnë 100 metra dhe të aftë të shënojnë në çdo okazion. Rruga për t'u ndjekur në fakt është ajo e Barçës: janë një pikë referimi".

OBJEKTIVI

Spaleti vijoi: "Në ' Camp Nou' nuk arritëm të mbanim topin gjatë, pasi e rikuperoni­m, nesër ( sot) duhet të bëjmë më mirë. Në fund varet edhe nga lloji i presingut: kur topin e ka portieri i tyre, duhet të avancojmë të gjithë në zonën e tyre. Moduli? Mund të përsëritet ai i ndeshjeve të fundit (nisje me 4-2-3-1, më pas kalim te 4-3-3), edhe pse gjendja e Naingolani­t duhet të vlerësohet. Raxha është një lojtar i kompletuar: di të përshtatet dhe përpara mbrojtjes, jo vetëm pas sulmuesit. Madje, roli i tij fillestar ka qenë 'shkatërrue­s', në Romë shkëmbyem pozicionet mes tij e Pjaniçit dhe nuk mbeti askush pa më sulmuar. Por, në fund të gjitha penat që kishin shkruar, nisën të fshinin gjithçka". Objektivi, normalisht, është kalimi i grupit: "Nuk duam të flasim për vendin e parë, nevojitet kualifikim­i dhe mjaft, do ishim të lumtur nëse do kalonim fazën si të dytët: të kujtojmë se çfarë u tha gjatë shortit. Interi është në rritje të vazhdueshm­e, sipas meje po japim më shumë se sezonin e kaluar edhe me 4 pikë më pak, sepse niveli i Serisë A këtë edicion është rritur. Po punojmë në çdo aspekt, duke u përpjekur t'i përcjellim të njëjtin mesazh çdo komponenti të skuadrës. Tani krahasohem­i me skuadra që në

shpatulla kishin vite pune, marr si shembull Napolin". MENTALITET

Nga salla, kronistët i kujtojnë trajnerit zikaltër shprehjen e thënë në konferencë­n pas fitores kundër Xhenoas: është e vërtetë që nëse Interi do përgatiste ndeshjet si Barcelona,

ose më saktë me pak nxehmje dhe duke marrë fëmijët nga shkolla disa orë përpara startit, do humbiste 18-0? Ishte kritikë apo elozh? "Jo, nuk ishte aspak kritikë. Në ndeshjen e parë dolën nga dhomat e zhveshjes në momentin e fundit dhe kanë aq shumë cilësi sa nuk u shërben parapërgat­itja e dy ditëve më parë si ne… Unë nuk kritikoj askënd, merreni me mend Barcelonën… Ajo është skuadra për t'u ndjekur, stilin e saj do doja t'ia përcillja edhe skuadrës sime. U bëj kompliment­e".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania