Panorama Sport (Albania)

Kutinjo sfidon mikun Miranda: Barça, ekipi i ëndrrave

"Tek Interi kam kujtime të bukura, ja çfarë ka më shumë Zhoao"

- Përgatiti: LEDIO NASE

Sot do sfidojë sërish Interin e tij, në ndeshjen e katërt të Grupit B të Champions- it. Përballë kësaj here nuk do ketë shokun e tij të kombëtares, Zhoao Miranda, por dyshen Shkrijnar- De Vraj. Felipe Kutinjo u është përgjigjur pyetjeve të kanalit "You Tube" të Interit, lidhur me të kaluarën zikaltër, transferim­in te Barça dhe bashkëkomb­ësin.

Zona e preferuar e Milanos?

Pjaca e Duomos, ku ka shumë restorante dhe qarkullojn­ë gjithmonë turistë. Ishte pjesa ku më pëlqente të shëtisja.

Gatimi italian i preferuar? Spageti "alla carbonara". Gatimi spanjoll i preferuar? "Paella" (gatim orizi, tipik i zonës së Valencias).

Gatimi brazilian i preferuar?

Pilaf me fasule.

Çfarë muzike braziliane pëlqen?

Më pëlqen samba: grupet "Revelaçao", "Ferrugem". Hera e parë kur jeni njohur? Në kombëtaren braziliane, ka qenë gjithmonë një person me personalit­et, të respekton shumë. Një nga liderët e Brazilit tonë.

Kush është më i forti? Jemi ndryshe, ai është qendërmbro­jtës. Apo jo, unë (qesh)! Jo, jo, Miranda është më i fortë: nuk ka krahasim. Kujtimet interiste?

Më ka mbetur në memorie debutimi, por edhe goli im i

parë me fanellën e Interit. Eksperienc­at jashtë Interit? Kam kaluar shumë momente të bukura, te Liverpuli për shembull: ishim një grup i bashkuar, të gjithë miq, thuajse një familje. Por, ëndrra ime ka qenë gjithmonë të luaja për Barcelonën dhe tani që jam

këtu shoh gjithë madhështin­ë e këtij klubi.

Lojtari brazilian i preferuar?

Ronaldinjo.

Çfarë i keni zili tjetrit në nivel futbollist­ik?

Miranda ditën e ndeshjes është gjithmonë shumë i

përqendrua­r, mendon për çdo detaj. Përqendrim­i i tij është i pakrahasue­shëm, një nga pikat e tij më të forta.

Ku ka lindur Miranda? Parana.

Si do Mirandën?

Me një "emoji" force.

e

etiketonit

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania