Panorama Sport (Albania)

Miranda: Kou një kampion, po të kisha cilësitë e tij teknike...

-

Ndoshta priste edhe këtë herë të ishte titullar, si në sfidën e "Camp Nou"-t dy javë më parë (kur skuadra e Spaletit u mposht 2-0 në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve të Champions-it), por këtë radhë do i duhet ta shohë ndeshjen nga stoli dhe vendin e tij do e marrë "kolosi" holandez, De Vraj. Disa orë përpara sfidës, Zhoao Miranda, "veterani" i mbrojtjes interiste, u është përgjigjur pyetjeve të kanalit "You Tube" të Interit: nga hobet, gabimet e preferuara, te kujtimet brenda dhe jashtë klubit zikaltër. Me shpresën, pse jo, të një aktivizimi kundër katalanasv­e.

Zona e preferuar e Milanos? "Porta Nuova".

Gatimi italian i preferuar? Më pëlqejnë spagetit, por lazanjet janë pjata ime e preferuar.

Gatimi spanjoll i preferuar? "Paella".

Gatimi preferuar?

"Feijoada" ( Fasulet me zarzavate), e pëlqejnë gjithë brazilianë­t.

Çfarë muzike braziliane pëlqen?

Një përzierje mes sambas dhe pagodes.

Hera e parë kur jeni njohur? Në stërvitje me Brazilin. Është i vogël në shtat, por shumë i lëvizshëm dhe i talentuar. Kush është më i forti? Miranda (qesh)! Kemi pozicione të ndryshme, ai është nga më të fortët në rolin e tij dhe unë në timin.

brazilian

i Kujtimet interiste?

Kam shumë kujtime të bukura. Së fundmi u kualifikua­m në Ligën e Kampioneve pas shumë vitesh dhe mendoj se sfida kundër Lacios është më nga më të rëndësishm­et e historisë interiste. Eksperienc­at jashtë Interit? Titujt që kam fituar, i kujtoj me gëzim. Disa te San Paolo, të tjerë tek Atletiko e Madridit; edhe shumë ndeshje, ku te disa kam shënuar. Janë momente të rëndësishm­e që të mbesin për gjithë jetën.

Lojtari brazilian preferuar? Më kanë pëlqyer gjithmonë Romario dhe Ronaldo. Pavarësish­t se jam mbrojtës, brazilianë­t pasqyrohen gjithmonë te sulmuesit.

Çfarë i keni zili tjetrit në nivel futbollist­ik?

Cilësitë e tij teknike, është shumë i fortë dhe i lëvizshëm. Nëse do kisha karakteris­tikat e tij, bashkuar me forcën time do isha një lojtar i jashtëzako­nshëm.

Ku ka lindur Kutinjo?

Rio De Zhaneiro.

Si do e etiketonit Kutinjon? Një kampion. Në pak kohë te Barça ka fituar tri-katër tituj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania