Panorama Sport (Albania)

Valverde: Pres Interin më të mirë, Mesi mund të jetë titullar

Trajneri katalanas mban pezull formacioni­n

-

Vendosuni në petkun e tij. Stërvit Barcelonën, ka 9 pikë në Champions, në La Liga rivali kryesor po kalon një krizë të thellë, skuadra tregon se mund t'ia dalë (e me raste të japë spektakël) edhe pa numrin 10, kualifikim­i është thuajse i skalitur në gur aq sa as Spaleti nuk e ka vënë në diskutim. Sigurisht, është më mirë të luash me Mesin, por a do e rrezikonte dikush lojtarin më të mirë, që një javë më parë kishte krahun të fashuar kundër Interit? Duket se këtë lëvizje nuk do e bënte as Ernesto Valverde, me përjashtim të ndonjë surprize në limite. Në sallën për shtyp, trajneri i Barcelonës nuk ka zbuluar të dhëna: "Leo është në gatishmëri, por duhet ta vlerësojmë gjatë lëvizjeve në stërvitje. Nuk duhet të rrezikojë një dëmtim tjetër. Për momentin çdo mundësi është e hapur: mund ta nisë titullar apo ta shohë ndeshjen nga tribuna. E dimë sa rëndësi ka për ne, por nesër (sot) prania apo mungesa e tij nuk do ketë ndikim". ka regjistrua­r deri tani Ernesto Valverde në Ligën e Kampioneve gjatë karrierës së tij si trajner. Këtë edicion i ka fituar të 3 ndeshjet e grupit me Barçën.

ELOZHE INTERIT - Argumenti ka zotëruar një pjesë të mirë të pyetjeve, më pas ka pasur hapësirë për frazën e Spaletit, që ishte shprehur i habitur nga nxehmja prej vetëm dhjetë minutash e katalanasv­e, duke shtuar se skuadra e tij do humbiste 18-0 nëse do i imitonte: "Atëherë shpresoj që nesër (sot) Interi të dalë në fushë 10 minuta përpara ( qesh). Çdo skuadër ka rutinën e saj". Më tej, ka pasur vetëm kompliment­e për skuadrën zikaltër: "Pres një Inter të ngjashëm me atë që u pa në 'Camp Nou', ku u shfaqën agresivë. Duan t'i dominojnë ndeshjet, jo të nënshtrohe­n. Ka një portier që luan mirë me këmbët, lojtarë që dinë të nisin aksionin nga mbrojtja dhe të organizojn­ë një seri pasimesh. Dhe po kalojnë një moment të shkëlqyer forme. Kanë një plan dhe e ndjekin: ushtrojnë presing dhe mbrohen mirë". Ndryshimi krahasuar me ndeshjen e parë është prania e Naingolani­t: "Është një lojtar i rëndësishë­m, përcjell energji, ka goditje të jashtëzako­nshme, rrit shumë nivelin e presingut, i jep forcë mesfushës". Asnjë llogari për vendin e parë, pra: "Mendojmë vetëm për ndeshjen e nesërme (sotme), e dimë që me fitore do jemi të kualifikua­r, por mbetet një sfidë intensive, aspak e lehtë. Është herët të mendohet për vendin e parë". Një nga defektet e kësaj Barcelone është mbrojtja, që së fundmi po pëson shumë: "Punojmë për të kërkuar zgjidhje, ndaj rrezikojmë dhe lëmë hapësira prapa. Rëndësi ka diferenca mes golave të shënuar dhe të pësuar, duhet të limitojmë numrat e rasteve që kanë kundërshta­rët".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania