Panorama Sport (Albania)

Zbulohet klani kundër Kovaçit

Situata nuk është aspak e qetë te Bajerni i Mynihut, ndeshja me Borusian vendimtare

-

Barazimi i fundit ndaj Fraiburgut në shtëpi ka trazuar jo pak ujërat në Mynih, teksa skuadra është duke treguar një formë të dobët në fushën e lojës. Sipas së përditshme­s "Kicker", tani ka një luftë midis trajnerit dhe katër senatorëve të skuadrës. Bëhet fjalë për Frank Riberi, Arjen Roben, Tomas Myler dhe Mats Humels. Në fakt, kjo gjë u konstatua edhe disa javë më parë, teksa ishte kolumbiani Hames Rodrigez ai që debatoi me trajnerin në dhomat e zhveshjes duke u shprehur: "Këtu nuk jemi te Frankfurti", vendi ku kroati kishte punuar deri para se të vinte në Mynih. Kjo me siguri nuk do të kishte ndodhur me ish-trajnerin Jup Hejnkes që bënte të heshte të gjithë me praninë e tij në stërvitje. KATËRSHJA FANTASTIKE

Shkarkimi do të jetë i pashmangsh­ëm për trajnerin Kovaç nëse ndaj Dortmundit nuk do të arrihej fitorja. Hënes dhe Rumenige do të jenë të detyruar të largonin beniaminin e tyre. Senatorët e lartpërmen­dur janë duke ia bërë të vështirë jetën në Mynih trajnerit kroat. Por, ai nuk është i vetmi që ra në grackën e tyre. Kujtojmë sezonin e kaluar, kur Karlo Ançeloti vuajti të njëjtin problem dhe më pas u shkarkua

nga drejtuesit e klubit. Rasti i fundit me Tomas Mylerin, i cili u fut në lojë vetëm në minutën e 75-të të takimit dhe që më pas erdhi edhe reagimi i gruas së tij që ishte kundër trajnerit. Gjithashtu, Frank Riberi që injoroi fjalët e

trajnerit në stërvitje pasqyron edhe një herë krisjen që tekniku ka me lojtarët kryesorë në skuadrës. Por, ata që vuajnë janë si gjithmonë tifozët, të cilët presin rezultate nga skuadra që është mësuar vetëm të fitojë dhe të dominojë kundërshta­rët

në Bundesligë. Bajerni është klubi më i titulluar në Gjermani dhe në sezonet e fundit ka qenë një favorit i padiskutue­shëm edhe në Champions, ku është eliminuar mes polemikave ndaj skuadrës së Realit në fazën gjysmëfina­le.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania