Panorama Sport (Albania)

Të “bukur” dhe luftarakë, Juvja me shpirt latin

Trajneri Alegri ka në skuadër lojtarë të frikshëm

-

Ata janë një urugua ian, një kolumbian dhe një argjentina­s. Ata janë Rodrigo Bentakur, Huan Kuadrado dhe Paulo Dibala. Të tre kanë qenë lojtarët më të mirë te Juventusi në ndeshjen kundër Kaljarit në kampionat, duke luajtur një takim me shumë autoritet. Pas një sezoni fantastik të Dibalës dhe lotëve të Kuadrados, ai që bie në sy është talenti i uruguaiani­t Bentakur, i cili është një lojtar tipik që shfrytëzon momentin kur trajneri ka nevojë për të. Por edhe eksperienc­a e dy brazilianë­ve që luajnë në skuadrën kampione të Italisë, Daglas Kosta dhe Aleks Sandro. Të dy lojtarë shumë jetikë për Alegrin dhe një armë më shumë në skuadrën e Juventusit që synon të fitojë Champions-in pas ardhjes së Kristiano Ronaldos në verë.

Që kur erdhi në verën e 2017- ës, Masimilano Alegri e ka lavdëruar lojtarin shumë herë Bentakurin. Bardhezinj­të kishin kohë që ndiqnin lojtarin e talentuar. Marota dhe Paratiçi ia kishin vënë syrin atij që në verën e 2015-ës pas largimit të Karlo Tevezit. Ai u ble nga Boka Xhuniors në mënyrë ekzemplare. Sezonin e kaluar Rodrigo luajti në 27 ndeshje nga këto vetëm 9 nga minuta e parë. Këtë sezon Alegri e ka aktivizuar lojtarin në skemën me 3 mesfushorë dhe me 2 dhe uruguaiani nuk ka zhgënjyer. Bentakur ka luajtur një rol të rëndësishë­m në suksesin e skuadrës këto 10 javët e para të kampionati­t. Ndaj

Kaljarit ai luajti ndeshjen e katërt radhazi falë dëmtimeve të Emre Xhan dhe Sami Khedirës. Ndaj Udinezes ai arriti të gjente edhe rrugën e rrjetës. Edhe jeta e Rodrigos jashtë fushës është njësoj si

e kolegëve të tij te skuadra e Juventusit. Ai jeton në qendër të Torinos shumë pranë shtëpisë së Masimilian­o Alegrit që është edhe trajneri i tij. Shokët e tij janë më së shumti nga Amerika

Latine.

HUAN KUADRADO Kolumbiani mbuloi tri role në ndeshjen ndaj Kaljarit, ku trajneri Alegri e kishte vendosur të ndryshonte modulet e lojës gjatë ndeshjes. Goli i tij, pas në asistit të Ronaldos, ishte i pari në këtë sezon me skuadrën e Juventusit. Gëzimi i tij karakteris­tik ishte i justifikua­r pasi pret t'i lindë fëmija i tij i dytë. Në skuadrën e yjeve të Juventusit, ai është lojtari më i mirë që qëndron në stol. Duhet parë nëse Alegri do t'i besojë atij nga minuta e parë ndaj Mançester Junajtid të mërkurën në mbrëmje. PAULO DIBALA

Pa dyshim, është njeriu i momentit në skuadrën bardhezi. Argjentina­si, pasi zhvilloi një Botëror për t'u harruar, tani ka filluar të shkëlqejë në Torino duke shënuar gola të rëndësishë­m. E dashura e

tij, e cila është edhe mbesa e ish-tenistes së njohur Gabriela Sabatini, ishte prezente në stadium ndaj Kaljarit që pas ndeshjes së parë të kampionati­t në transfertë ndaj Kievos në Verona. Dje pas stërvitjes çifti u rikthye në shtëpi shumë herët duke kaluar disa orë më shumë së bashku. Jeta jashtë fushës së blertë është shumë e rëndësishm­e dhe lojtari duket se po e shijon atë në maksimum, kjo shpjegon edhe formën e mirë të tij në ndeshjet e Champions-it dhe Serisë A. Dibala ka treguar se edhe me një sulmues pykë si Kristiano Ronaldo mund të bëjë shumë mirë në skuadër, duke qenë edhe vetë protagonis­t. Pas golit në "Old Trafford", ai kishte shënuar një tripletë ndaj Jang Bojsave në Torino duke lëshuar një sinjal të fortë te trajneri, me të cilin gjithmonë ka pasur një marrëdhëni­e të komplikuar.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania