Panorama Sport (Albania)

Gatuzo: Suso bind, te goli tallëm b...

"Na mungon 'helmi', këtij Milani i duhet vendosmëri"

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Me skuadrën pushim, në "Mi lanello" ditën e djeshme u paraqit vetëm Xhenaro Gatuzo. Trajneri është i kënaqur nga momenti i kuqezinjve, teksa ka analizuar situatën dhe pritshmëri­të për një javë që mes Ligës së Europës dhe Serisë A parashikoh­et decizive për Milanin.

MINUTAT E FUNDIT - "Goli kundër Interit ishte si një dru dhëmbëve, ndërsa ndaj Udinezes shijuam një tjetër fitore në minutat e fundit. Në rastin e golit tallëm pak b... me disa pasime të tepërta, por për fat gjithçka shkoi mirë. Mendoj se e merituam sepse vuajtëm dhe u paraqitëm me shumë mungesa në një fushë të vështirë. Djemtë i përgëzova dhe u dhashë një ditë pushim megjithëse plani parashikon­te stërvitje".

SKUADRA - "Më pëlqeu sesi luajti skuadra në fund të takimit, por shpresoj që të rikuperoj ndonjë lojtar, pasi nuk mund të fitojmë gjithnjë kështu. Në Udine i kërkova Susos dhe Kastijehos që të ndryshonin zonat e veprimit dhe kështu gjetëm hapësira mes reparteve rivale. Ata kishin sulmues të shpejtë, por i përmbajtëm më së miri".

REGJIA - "Mungesa e Bilias nuk na imponon të luajmë si më parë. Bakajoko na mundëson që të krijojmë lojë disa metra më përpara sepse topat në ajër di t'i lexojë mirë. Ajo që na mungon është 'helmi' në zonë, duhet të jemi më të vendosur, duke filluar që nga Kastijeho".

SUSO - "Kur e njoha, kërkonte topin në këmbë dhe nuk e merrte mundimin të kthehej pas për ta kërkuar. Ishte e pamenduesh­me t'i kërkoje të sulmonte qendrën. Ndaj Udinezes bëri sulmuesin e dytë për 30 minuta. Kemi humbur disa lojtarë për shkak dëmtimesh, por nuk kërkuam justifikim­e".

PËRJASHTIM­I - "Nuk komentova asgjë dhe nuk debatova me askënd, thjesht shkova pranë anësorit që ngriti flamurin. Përjashtim­i erdhi sepse dola nga zona teknike".

MOMENTI - "Po kalojmë një moment të mirë dhe skuadra e vërtetoi me një tjetër ndeshje niveli. Mesfushorë­t u treguan të zotë, e po ashtu edhe Zapata, i cili mundësoi që Muzakio të pushonte. Dita pushim është një çmim për gjithçka djemtë kanë treguar".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania