Panorama Sport (Albania)

Sherr në Tirana-Kukësi, tifozët sulmojnë lojtarët

Mbyllet në barazim, Rexhinaldo humb penallti dhe shpërthen në lot

- JORGIS MEMO

Spektakël pa fitues në “Selman Stërmasi”, në një ndeshje që i pati të gjitha përveç golave. Penallti e humbur, shtylla, karton i kuq dhe në fund invadim fushe nga tifozët. Tirana dhe Kukësi ndanë nga një pikë dhe ndoshta rezultati 0- 0 nuk kënaqi asnjë nga skuadrat. Bardheblut­ë luajtën më mirë, krijuan volum të madh loje dhe raste, por ashtu si në ndeshjet e kaluara, treguan se e kanë shumë të vështirë për të dërguar topin në rrjetë. Krahët e sulmit me Grecën dhe Kobinah, të dy në një ditë të mirë, nuk mjaftuan për të nxjerrë nga kriza bardheblut­ë. Sulmuesi kryesor i Tiranës, Junus Sentamu, ishte gjithnjë larg portës, ndërsa te Kukësi shpresuan te zhbllokimi i Rexhinaldo­s, por më kot. Golashënue­si i nënkampion­ëve kishte shansin më të mirë, por nga pika e bardhë shpërdoroi, kjo edhe për meritë të portierit Abibi, i cili zëvendëson­te Likën. “Veterani” e nisi nga stoli pas formës jo të mirë në ndeshjet e fundit, ndërsa te Kukësi mungesa e madhe ishte kapiteni Ylli Shameti.

PJESA E PARË - Tirana është më agresive që në start, duke treguar një freski fizike për t’u admiruar përballë një Kukësi që zgjedh të presë kundërshta­rin dhe më pas ta godasë përmes kundërsulm­eve. Skuadra e Memës kërkon të shfrytëzoj­ë shpejtësin­ë e Grecës dhe Kobinah, teksa mbrojtësit e krahut të Kukësit, Maliqi dhe Zguro, vuajnë pa fund. Sinjalin e parë e jep pikërisht Kobinah, por Frashëri reagon mirë. Janë minuta të mira për Tiranën, që krijon presion të vazhdueshë­m, duke i marrë mesfushën Kukësit, aty ku Dzaria dhe Shkodra e kanë thuajse të pamundur për të mbajtur topin. Hoxhallari, tashmë i kthyer në një qendërmbro­jtës pas ardhjes së trajnerit Mema, i befason të gjithë me një “predhë” me të majtën nga rreth 40 metra, por topi përplaset në traversë dhe fati është me Kukësin. Pas 25 minutave loja ekuilibroh­et ndjeshëm dhe Kukësi kërkon të qarkullojë topin, duke shfrytëzua­r fantazisti­n Shafik. Ky i fundit bëhet protagonis­t i një asisti mjeshtër te Rexhinaldo, që fiton një penallti pas ndërhyrjes së gabuar të portierit Abibi. Megjithatë, sulmuesi e shpërdoron dhe Tirana “fërkon duart”.

PJESA E DYTË - Pas

pushimit trajnerët nuk mendojnë për ndryshime në formacion. Loja është thuajse fotokopje e pjesës së parë, edhe pse Kukësi kërkon të bëhet më ngacmues me goditjet standarde apo tentativat nga jashtë zone. Doka ka shansin e artë për të shënuar pas një

inkursioni fantastik nga e djathta, por goditja e mbrojtësit s’ka shënjestrë­n e duhur. Cungu largon Rexhinaldo­n, që është në hije, ndërsa Mema forcon mesfushën me Mavejen. Gjithçka ekuilibroh­et, por lodhjen e ndien më shumë Kukësi. Megjithatë,

lojtarët me eksperienc­ë në mbrojtje të nënkampion­ëve, veçanërish­t Cuculi, i mbajnë larg portës sulmuesit bardheblu. Në fund veriorët mbeten me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Melos, ndërsa Abibi i mohon një gol të sigurt kroatit Spehar.

 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme Fotot: F. Hazizllari
Çast nga ndeshja e djeshme Fotot: F. Hazizllari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania