Panorama Sport (Albania)

Gega: Partizani nuk i ndahet kreut

Trajneri i të kuqve pret fitoren ndaj Kastriotit, Bardhi: Fushë- Kruja e kuqe

- ILIR CARA

Trajneri Skënder Gega, në daljen para mediave një ditë para ndeshjes me Kastriotin, pohoi se Partizani i ka të qarta synimet ndaj krutanëve. Vetëm fitorja pritet, ndonëse ai e vlerëson Kastriotin. Gega tregoi si e mban të motivuar ekipin dhe...

Trajneri Skënder Gega, në daljen para mediave një ditë para ndeshjes me Kastriotin, pohoi se Partizani i ka të qarta synimet ndaj krutanëve. Vetëm fitorja pritet, ndonëse ai e vlerëson Kastriotin. Gega tregoi si e mban të motivuar ekipin dhe sqaron pse nuk e ndryshon shumë formacioni­n, por sot është i detyruar ta modifikojë pak.

Si paraqitet gjendja e ekipit në prag të sfidës ne Kastriotin?

Besoj se gjërat shkojnë mirë. Jemi stërvitur, kemi analizuar ndeshjen e fundit dhe po mundohemi të marrim masat për ndeshjen me Kastriotin. Duke parë ndeshjen e fundit ndaj Skënderbeu­t, them se kanë ekip për t'u vlerësuar, jo për t'u nënvlerësu­ar. Shkojmë me pikësynim të qartë, nuk ka gjë të lehtë, pasi çdo gjë është në letra.

A do të ketë rrotacion? Po, do ketë. Atanda nuk luan se është i skualifiku­ar nga kartonët. Kemi lojtarë në dispozicio­n, ata që janë të freskët. Shpresoj të na japin një vrull dhe shtytje më tepër. Jemi "OK" me përbërjen.

Ju shqetëson fusha ku do të luani ndaj Kastriotit?

Asnjëherë nuk kam qenë atje. Kam parë kronikat e ndeshjeve të tjera. Kukësi është ankuar dhe të tjerat po ashtu. Do të bëjmë atë që kanë bërë të tjerat. Është shqetësues­e, pasi Partizani dhe çdo ekip duan fushë komode të shprehen më mirë. Kjo është Shqipëria, do përshtatem­i. Shkojmë atje, jo për t'i vënë faj fushës, por për të marrë maksimumin.

Sa e vështirë është ta mbash ekipin me këmbë në tokë?

Sot jemi në vendin e dytë me një pikë mbrapa. Jemi ekip kryesues. Pikësynimi jonë është të mos u ndahemi ekipeve kryesuese dhe do i vlerësojmë të gjitha skuadrat një nga një. Objektivi fillon edhe qartësohet më tepër. Kemi edhe 25 ndeshje. Presioni kur je në vend të parë dhe të dytë, një pikë larg Skënderbeu­t, si dhe përgjegjës­itë janë të mëdha. Duhet të jemi të qartë, të marrim maksimumin. Në grup kemi njerëz që po konsumojnë, po lodhen, po djersitin shumë. Çdo javë kemi pasur të njëjtin formacion, pasi kanë luajtur mirë.

Po llogari bëni?

Presioni patjetër që çdo javë shtohet. Çdo javë bëj llogari, duhet të shohim ndeshjen ndaj Kastriotit, kjo është llogaria jonë e parë. Nuk shoh djathtas ose majtas sesi dalin ekipet e tjera. Është presion i madh për një trajner që të kthe- het në pozitat e një tifozi. Dua të marr maksimumin nga Bardhi e deri te më i rrituri. Nuk duam të kemi shqetësime dhe ky është problemi për mua. Edhe të verdhat janë shqetësim. Lojtarët vetë po mundohen t'i menaxhojnë.

Do jeni pragmatist sot apo do keni ndonjë vlerësim më shumë për veten?

Dua të marr maksimumin, pasi shkojmë për fitore. Jemi Partizani, pa nënvlerësu­ar Kastriotin, pasi shumë ekipe ndaj nesh kanë luajtur mirë, edhe Kastrioti si ndaj nesh e ndaj Skënderbeu­t luajti futboll. Jam trajner dhe kam qenë futbollist dhe e di çfarë mund të ndodhë. Të injektojmë tek ekipi që s'ka asnjë shenjë nënvlerësi­mi. Trepikëshi i Korçës është njëlloj si ai i Krujës.

I kërkuat Telushit të marrë kartë që të jetë i freskët për Laçin. A do të luajë ai sot?

Ishte një batutë mes nesh dhe nuk ishte urdhër të merrte karton. Unë e dua Telushin

në fushë. Nëse merr të verdhë, do ta rikuperojm­ë. Do të jetë titullar patjetër.

Trajneri i Kastriotit, Stavri Nica, kërkon gjithmonë nga ekipi i tij agresivite­t, si do i përgjigjen­i kësaj mënyre loje?

Nica është një njeri shumë i mirë, miku im, që ka kontribuua­r në shumë klube. Ka

mentalitet­in e vet, mundohet të japë konceptin e tij. Në Korçë bëri mirë. Ne kemi formatin dhe fytyrën tonë të vërtetë. Ata do marrin masat, por edhe ne do e kthejmë me mënyrën tonë. Kemi forca dhe jemi gati për çdolloj paraqitjej­e të Kastriotit dhe do t'i përgjigjem­i.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania