Panorama Sport (Albania)

Rexhinaldo qan, tifozët imitojnë veprimet e arbitrit

-

Rexhinaldo që përlotet dhe mbyll sytë duke mos ndjekur ndeshjen, Cungu që parandient­e se sulmuesi do të humbiste penalltinë dhe tifozët “qershia mbi tortë” me imitimin e veprimeve të anësorit Ridigert Çokaj. “Panorama Sport” ju sjell pikantet e ndeshjes së djeshme. * Dhjetë minuta para fillimit të takimit, presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ka zbritur në pistën e stadiumit dhe ka takuar drejtorët Nderim Nexhipi, Ramadan Ndreu, si dhe trajnerin Armando Cungu. Nuk ka shpëtuar edhe një takim me delegatin e ndeshjes, Besnik Çela. * Ndryshe nga ndeshjet e kaluara, tifozët e Tiranës kanë bojkotuar në masë takimin me Kukësin. Në tribunën D2 nuk kishte asnjë të pranishëm, ndërsa pjesa tjetër e tifozëve ishin përqendrua­r në sektorët F dhe E.

* Olsi Rama, drejtori i Partizanit, ishte i pranishëm në stadium për të ndjekur takimin e Tiranës. Edhe lojtarët që nuk ishin në fushë për arsye të ndryshme, duke filluar nga Rrumbullak­u, Shameti dhe deri te Kërçiku e Turtulli, e ndoqën takimin nga tribuna qendrore. * Portieri Frashëri, për gjatë gjithë kohës, kërkonte nga skuadra e tij që të mos bënin faull, ndërsa në pjesën e dytë i kërkoi stafit mjekësor një qese akull për ta mbajtur në kokë, sa herë që aksioni ishte në portën kundërshta­re.

* Ardian Mema për gjatë 10 minutave të para të lojës e kishte me Dajën, të cilit i kërkonte të spostohej më përpara.

* Në minutën e 17-të tifozët e Tiranës fillojnë ankesat ndaj presidencë­s së Tiranës. Pas koreve të zakonshme, çdo tifoz nxori nga xhepi një poster të vogël me foton e censuruar të presidenti­t Halili në sfidën me Teutën. Duartrokit­je në stadium, ndërsa tifozët posterat prej letre i bëjnë shuk dhe i hedhin në pistë, dhe i varin te hekurat e rrethimit, duke bërtitur: “Ti që ndërron 100 fytyra”.

* Në një rivënie anësore, dy gjyqtarët e FIFA-s, Jorgji dhe Barushi, nuk merren vesh me njëri-tjetrin. Në fillim hezitojnë secili për të dhënë krahun. Më pas, Barushi ia jep në favor të Tiranës, ndërsa Jorgji e vulos për Kukësin, veprim që sjell ilaritet në stadium.

* Melo në pjesën e parë i numëron gjyqtarit Jorgji faullet që i ka shkaktuar Doka dhe kërkon karton të verdhë për veprimet e mbrojtësit të Tiranës. Gjithsesi, braziliani ra pre e nervozizmi­t dhe u ndëshkua dy minuta nga fundi me kartonin e dytë të verdhë, më pas të kuq. * Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, fiksohet me Sentamunë që nuk kthente kokën nga stoli: “O Erando, foli atij Junusit”, i thotë Mema kapitenit.

* Një tifoz i Tiranës hyn në fushë për t’u zënë gjatë lojës me lojtarët, por kapet nga stjuartët dhe nxirret jashtë.

* Arturo Rexhinaldo, në momentin e ndërrimit në fillim të pjesës së dytë, duket qartë që e pret me lot zëvendësim­in, duke kuptuar se ka gabuar në rastin e penalltisë. Gjithsesi, në stolin e Kukësit ka edhe që nuk e besojnë se sulmuesi po loton. “Sikur ta dija që do ta humbiste penalltinë”, u tha Cungu pjesëtarëv­e të stafit, pasi Rexhinaldo shpërdoroi 11-metërshin.

* Tifozët e Tiranës hedhin shishe me ujë në fushë, ndërsa Zguro i Kukësit e shfrytëzon për të pirë, duke sfiduar përkrahësi­t bardheblu. * Gjatë lojës nuk munguan as grushtet mes vetë tifozëve bardheblu brenda në stadium. Gjithsesi, situata është qetësuar nga vetë tifozët, por sigurisht, pasi u shkëmbyen goxha grushte mes tifozëve. * Një nga momentet më pikante në pjesën e dytë ishte kur një grup prej 20 tifozësh imitonin çdo lëvizje të anësorit Çokaj. Të qeshura pa fund nga tribuna qendrore. Një ide e “vjedhur” nga tifogrupe të huaja, por gjithsesi interesant­e. O. Avdiaj

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania