Panorama Sport (Albania)

Dhunë në “Selman Stërmasi”, tifozët sulmojnë lojtarët

Përkrahësi­t bardheblu duan të zhveshin futbollist­ët

- OLSI AVDIAJ

Mbrëmje terrori për Tiranën! Në fund të sfidës mes bardhebluv­e dhe Kukësit, mbi 100 tifozë kalojnë rrethimin e “Selman Stërmasit” dhe në mënyrë të sinkronizu­ar pushtojnë fushën, duke përfituar dhe nga gjumi e numri i pakët i stjuartëve, u sulen lojtarëve bardheblu. Qëllimi është që t’u heqin fanellën futbollist­ëve. Viktima e parë e sulmit është Albi Doka. Tifozët e rrethojnë mbrojtësin dhe kërkojnë që ai të heqë fanellën. Stjuartët që janë të paktë në numër nuk ia dalin dot që të kontrolloj­në turmën dhe as nuk u afrohen dot tifozëve të kthyer në “bisha”. Doka nuk pranon të heqë bluzën dhe për këtë fillon një debat i gjatë mes tifozëve dhe lojtarit. Duke parë që Doka bllokohet nga tifozët, ndërhyjnë Bedri Greca dhe Eni Imami, por edhe ata futen në vorbullën e shtyrjeve dhe ofendimeve, ndërsa Dokës i grisin fanellën. Menjëherë ndërhyn edhe Ardian Mema që kërkon të largojë tifozët nga lojtarët e tij, ndërsa Armando Cungu ulëret dhe kërkon që lojtarët e tij të largohen urgjentish­t nga fusha e lojës. Lojtarët e tjerë të Tiranës largohen nga fusha e lojës qetësisht, ndërsa kapiteni Karabeci sheh nga pista sesi tifozët përdhosin skuadrën. Situata është aq dramatike, saqë tifozët e irrituar u ishin drejtuar dhomave të zhveshjes. Pas më shumë se 5 minutash fushë e pushtuar nga tifozët, sherresh me fjalë dhe shtyrjesh, e pëson edhe “Team Manager”-i i Tiranës, Mario Nikolli, i cili sulmohet nga tifozët, edhe pse kishte vajtur të qetësonte situatën. Në fushë zbret policia me rreth 30 efektivë. Tifozët kuptojnë situatën dhe të gjithë arrijnë të kalojnë gardhin, të futen sërish në shkallët e stadiumit dhe të nisin ofendimet ndaj policisë, madje ndaj forcave të rendit hidhet çdo send i mundshëm që tifozët arrijnë të gjejnë në stadium. Nuk u harrua hedhja e parullës së famshme të bardhebluv­e, “Poshtë komunistët!”. Menjëherë pas ngjarjes, Policia e Shtetit ka nisur terrorin te tifozët. Ajo ka shoqëruar disa tifozë, raportimi i së cilës është: ” Më datë 06.11.2018, rreth orës 19:50 në përfundim të ndeshjes së zhvilluar midis ekipeve ‘Tirana-Kukësi’, të zhvilluar në stadiumin ‘Selman Stërmasi’, kanë hyrë në fushë disa tifozë të Tiranës, ku

një pjesë e tyre janë shoqëruar nga shërbimet e policisë në komisariat për veprime të mëtejshme procedural­e. Gjatë hyrjes së tifozëve në fushë ka mbetur i dëmtuar lehtë një shtetas, të cilit i është dhënë ndihma e duhur mjekësore. Po punohet për identifiki­min dhe shoqërimin e personave të tjerë”, thuhet në deklaratën e policisë. Edhe pse ishin të dënuar për këtë takim nga Komisioni i Disiplinës, tifogrupi i Tiranës, “Tirona Fanatics”, kanë reaguar pas asaj ngjarjeje të ndodhur në fundin e

ndeshjes me Kukësin, ku shumë tifozë pushtuan fushën dhe filluan të kapeshin me lojtarët bardheblu. “Çdokush që nuk e meriton emrin Tironë, e çdokush që ka punuar kundër emrit të saj, me në krye, Refik Halilin dhe pseudostaf­in e tij, nuk e kanë vendin te shtëpia bardheblu… Ne nuk do të lejojmë askënd të përdhosë me emrin e modh të Tironës! Tirona i përket popullit bardheblu dhe atyre që kanë dhënë gjithçka për këto ngjyra… Ju të tjerët, këtu, jeni të gjithë të tepërt!”, shkruanin “Tirona Fanatics” në “Facebook”.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania