Panorama Sport (Albania)

Halili u jep zemër lojtarëve, një tifoz thyen këmbën

-

-Tifozët sikur e kishin programuar hyrjen në fushë, sepse menjëherë pasi mbaroi takimi ata menjëherë kaluan gardhin. Ndërkaq, gjatë “hyxhymit” në fushën e lojës, një tifoz ka thyer këmbën në shkallët e “Selman Stërmasit”. Fat që ambulanca kaq qenë në stadium dhe i ka dhënë ndihmën e parë tifozit të dëmtuar që më pas është transportu­ar në spital.

-Situata e djeshme ka qenë aq kaotike dhe siguria zero, saqë babai i Eni Imamit, duke parë që i biri u sulmua dhe nuk po mbrohej nga askush, zbriti në fushën e lojës, duke tërhequr djalin nga fusha e lojës. Veç stjuartëve, për të mbrojtur lojtarët e Tiranës kanë dalë edhe punëtorët e stadiumit, pasi policia ishte inekzisten­te. -20 stjuartë ishin shumë pak për turmën e 100 tifozëve që futen në fushë në fund të sfidës me Kukësin.

-Situata në minutën e parë të përfundimi­t të takimit Tirana-Kukësi ka qenë shumë e tensionuar. Presidenti Refik Halili menjëherë pasi është përshëndet­ur me miqtë e tij ka zbritur në dhomat e zhveshjes. Presidenti është interesuar për gjendjen e lojtarëve, si fizike dhe psikologji­ke. Nga ana tjetër, ai ka qetësuar ekipit dhe u ka dhënë kurajë, pasi kanë zhvilluar një ndeshje shumë të mirë. Sipas Halilit, skuadra duhet ta ketë mendjen te fusha dhe jo tek episode të tilla. Në dalje nga dhomat e zhveshjes, Halili nuk ka dashur të flasë, por gjendja e tij emocionale ka qenë e rënduar, pasi situata edhe këtë herë ka qenë shumë e ngarkuar dhe jashtë normales.

-I ati i Albi Dokës ka mbërritur menjëherë jashtë stadiumit dhe ka pritur të birin, i cili sapo ka dalë ka shpjeguar gjithë dinamikën e ndeshjes.

-Rreth 30-40 stola janë dëmtuar në ngjarjet e djeshme. Vendet bosh ishin dukshëm në stadium.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania