Panorama Sport (Albania)

Mema: Po luajmë mirë, tifozët s'mund të vazhdojnë kështu

"Të shenjtë kam fitoren, jo barazimin, por loja më bind"

-

Ardian Mema është i zhgënjyer për faktin se Tirana vazhdon të mos fitojë, por ama i kënaqet lojës në rritje të skuadrës, duke besuar se kjo do të jetë një pikënisje për ringritjen. Në bisedën për "SuperSport" pas ndeshjes, ai komentoi edhe incidentin me tifozët. Sipas kreut të pankinës bardheblu, ka ardhur momenti që ata ta mbështesin ekipin. Mema foli edhe për takimin me presidenti­n Halili, por gjithashtu edhe për faktin se çfarë mund t'i përmirësoj­ë ekipit në një moment kur, edhe pse luan mirë, sërish nuk di të marrë tri pikë.

Halili takoi skuadrën në dhomat e zhveshjes dhe bisedoi. A mund të na zbuloni se çfarë ju tha?

Në fakt, unë e gjeta presidenti­n aty, por ishte një bisedë e shkurtër. Personalis­ht më tha që ekipi luajti mirë dhe ishte i kënaqur nga puna ime.

Keni një koment për ngjarjen me tifozët, që kritikojnë lojtarët dhe në fund futen në fushë...?

Tifozët duhet të inkurajojn­ë ekipin, do isha dakord ta kritikonin nëse do luanim keq. Dua të them që tifozët e Tiranës duhet t'i kthehen stadiumit, pasi ekipi po kthehet në lojë të mirë. Nuk është se po luajmë keq dhe ata me të drejtë mund të na kritikonin. Unë mendoj se skuadra ka rritje në lojë, edhe pse rezultatet na kanë munguar.

Prodhoni shumë, por nuk shënoni. Sërish dy pikë të humbura?

Jo gjithmonë do të na vijnë rastet që kemi pasur në tri ndeshjet e fundit. Kukësi është ekip i fortë, me ekuilibër. Patëm dy mundësi të mira që mund të shënonim, por nuk ia dolëm

Tirana del në krahë, por

duke mos pasur sulmues shtatlartë. Mos ndoshta këtu gabon skuadra...

Ekipit i kam kërkuar thellësi, të luajë me pasa të shkurtra. Më pas fillojnë edhe lëvizjet në korridor për sulmuesit. Ekipi është shprehur, por i ka munguar goli.

Ka diçka që nuk shkon me pasimin e fundit...

Po, duhet parë sidomos pjesa e pasimit të fundit, duhet folur me lojtarin që jep këtë pasim. Nuk më kujtohen shumë raste në këtë moment, por do të analizojmë çdo rast.

Mendoni se nuk e dini

çfarë të bëni më te kjo Tiranë?

Nuk ka fund kurrë përmirësim­i, derisa të vdesim. Ekipi u vendos mirë në fushë, bëra edhe një lëvizje në sistemin e lojës dhe mendoj se ekipi u shpreh mirë, por i mungoi goli. Kemi pasur

përballë një skuadër të vendosur shumë mirë në fushë, por mund ta fitonim ndeshjen. Gjithsesi, ekipi ka rritje dhe kjo më kënaq për vazhdimësi­në.

Megjithatë, një pikë ndaj një kundërshta­ri si Kukësi nuk mund të quhet rezultat

i keq apo jo?

Unë nuk mund të kënaqem me kaq, sepse për mua fitorja është e shenjtë. Nuk quaj të shenjtë barazimin. Kam qenë dhe jam pjesë e një klubi me mentalitet fituesi dhe nuk mund të kënaqem me një pikë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania