Panorama Sport (Albania)

Bardhi: Nuk jemi nën presionin e titullit, Fushë-Kruja e kuqe

-

Jurgen Bardhi dje ka festuar 21-vjetorin dhe për ditëlindje ai ishte përzgjedhu­r nga klubi që të dilte në konferencë para mediave. Përpos kësaj, ndeshja e sotme është e veçantë për sulmuesin, pasi ndaj Kastriotit luhet në Fushë-Krujë, vendlindja e Bardhit, që njihet si "vatër e kuqe". Sulmuesi pohoi se mungesa e golit nuk e rëndon, por beson se Partizani do të marrë sot fitoren e radhës.

Keni zhvilluar një nga sezonet më të mirë, por iu mungon goli… Seriozisht, kjo puna e golit është bërë pak bajat, por unë nuk e vras shumë mendjen. Po jap më të mirën dhe trajneri është i kënaqur. Po mundohem të luaj mirë edhe po jap asiste. Ndërsa, Telushi po e bën mirë punën e golit dhe s'po ia marr rolin.

Luani në fushë asnjanëse, por duket sikur Partizani do të luajë në shtëpi, duke njohur zonën ku ka shumë tifozë të kuq. Besoni se për ju personalis­ht është tamam ndeshje në shtëpi? Partizani ka shumë tifozë dhe Fushë-Kruja është vatra e tifozëve të kuq. Edhe në "Selman Stërmasi" çereku i tifozëve janë nga Fushë-Kruja dhe besoj se do ketë shumë tifozë që do na ndihmojnë në këtë ndeshje. Meqë edhe vetë jeni nga Fushë-Kruja, mund të jetë fatsjellës për ju?

Dua që kjo ndeshje t'i japë fillimisht fat Partizanit dhe pastaj mua. Dua të ecë ekipi.

Me kë kombinohes­h më mirë nga shokët e skuadrës? MeAsanin, Malën, Telushin merrem vesh mirë, nuk është se kam ndonjë gjë. Siç e shikoni, te Partizani është një lojë grupi. Besoj se merren vesh të gjithë, se kanë problem. Edhe me të stolit kuptohemi dhe nuk kemi problem.

Sa do iu pengojë gjendja e fushës?

Me sa mbaj mend unë, ka qenë fushë e mirë, nuk e di tani që është prishur, por besoj se do ia dalim, të ambientohe­mi dhe të bëjmë mirë. A e keni të vështirë të motivoheni me ekipet e vogla? Kampionati fitohet me ekipet e vogla dhe ne e vlerësojmë Kastriotin. Kemi gabuar më parë me të voglat, ndaj i vlerësojmë në maksimum ato. Luani prej disa sezonesh te Partizani. A e keni ndier presionin më shumë këtë vit, ngaqë po luftoni dhe për titull?

Këtë vit jemi më të qetë. Profesori nuk na fut nën presion, gjithmonë na thotë "jeni më të mirët". Ai na ndihmon, nuk na vë në presion, siç ka qenë herët e tjera që flitej "titulli, titulli, titulli" dhe ishim nën presion. Këtë vit jemi me këmbë në tokë.

Po nga tifozët a keni presion për titullin?

Edhe tifozët thonë që të marrim ndeshjet një nga një. Edhe pas Korçës na dhanë zemër dhe nuk u bë hata e madhe. Të gjithë na dhanë zemër të vazhdojmë përpara, sepse po bëjmë mirë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania