Panorama Sport (Albania)

Kastrioti, premio të majme për "kokën e demave"

- Bujar Balliu

Pas transfertë­s në Korçë, Kastrioti rikthehet të luajë në "Redi Maloku" në një përballje mjaft të rëndësishm­e me Partizanin. Krutanët vijnë në këtë takim pas një humbjeje minimale me kryesuesit e kampionati­t, ndërsa synohet që këtë radhë të vijë ndryshimi i madh. Kastrioti kërkon me çdo kusht fitoren në këtë ndeshje delikate dhe burimet e gazetës mësojnë se klubi ka vendosur që të karikojë më shumë lojtarët, duke vendosur një premio të majme në rast fitoreje. Shuma nuk bëhet e ditur, mirëpo thuhet se shifrat janë të kënaqshme. Trajneri Nica me gjasa do t'u besojë titullarëv­e që u aktivizuan në Korçë. Me përjashtim të ndonjë lëvizjeje surprizë, tekniku i krutanëve ka vendosur që edhe ndaj Partizanit të luajë thuajse me të njëjtin formacion, pasi skuadra bëri një paraqitje të mirë ndaj Skënderbeu­t. DOMGJONI- Mbrojtësi i Kastriotit, David Domgjoni, në një prononcim për "Panorama Sport" pohon se vetëm tri pikët i rikthejnë krutanët në lojë. "Në Korçë zhvilluam një ndeshje të mirë, por nuk arritëm që të merrnim pikë. Nëse ne do të vazhdojmë të luajmë në këtë mënyrë, duke rregulluar gabimet që bëmë në atë ndeshje, rezultatet do të vijnë dhe për këtë jam i bindur. Jemi gati për t'u përballur me Partizanin, me të cilin do të jetë një ndeshje delikate dhe e vështirë. Kundërshta­ri ka një ekip mjaft të mirë, megjithatë ne duhet të bëjmë lojën tonë, pavarësish­t kundërshta­rit. Duhet të përqendroh­emi maksimalis­ht dhe të japim më të mirën tonë në këtë takim, i cili është shumë i rëndësishë­m për ne. Vetëm duke zbatuar detyrat, mund të marrim atë që po e kërkojmë prej javësh, fitoren", u shpreh mbrojtësi Domgjoni.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania