Panorama Sport (Albania)

Mesfushori Eller në dyshim, Laçi kërkon fatin në kryeqytet

-

Punimet në tapetin e fushës së stadiumit të tyre kanë bërë që Laçi të kthehet në një skuadër shëtitëse për të pritur miqtë. Ndeshja e sotme me Skënderbeu­n ishte shumë pranë shtyrjes, por në pamundësi për të pasur stadiumin e tyre, laçianët kanë pranuar që të luajnë kundër Skënderbeu­t në “Selman Stërmasi”, pikërisht 20 orë pas përfundimi­t të ndeshjes Tirana- Kukësi. Shpresohet që terreni të jetë në kushte optimale për këtë sfidë, ku kurbinasit kërkojnë pasimin e fitores së fundit që morën në Gjirokastë­r. Trajneri Migen Memelli e ka thuajse të plotë grupin për ndeshjen e sotme dhe i vetmi që është në dyshim është Nikola Eller. Planet për duelin e sotëm, trajneri Memelli i ka bërë pa kroatin dhe në vend të tij pritet të luajë maqedonasi Bojan Najdelov, që së bashku me Jonuzin do të formojnë dyshen e qendrës së mesfushës. Fitorja me gjirokastr­itët ka rritur ndjeshëm optimizmin te Laçi, edhe me korçarët do bëjnë çmos që të marrin pikët e plota. Kurbinasit pritet t’u kundërpërg­jigjen miqve me një “tredhëmbës­h” me Altiparmak­ovskin në majë të sulmit, i cili nga krahët do të mbështetet nga Xhixha dhe autori i golit të fitores ndaj Luftëtarit, Ndriçim Shtubina. Sulmuesi maqedonas erdhi me bujë te Laçi, por Altiparmak­ovski akoma nuk e ka shënuar golin e parë për Laçin. Në fazën e parë, bardhezinj­të morën një barazim 1- 1 në Korçë, por sot nuk kanë autorin e golit, Myrto Uzuni, i cili sapo i shënoi Skënderbeu­t menjëherë u transferua në Kroaci te Lokomotiva Zagreb. Në dy ndeshjet e luajtura mes tyre, Superkupë dhe kampionat, kurbinasit kanë shënuar tre gola në portën korçare, përkundrej­t dy të Skënderbeu­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania