Panorama Sport (Albania)

Daja nuk do blof: Kujdes nga Luftëtari

“Arbitrat e lëshojnë dorën për kartonë, duhet sakrifi ë për fitoren”

- ERMAL SIKA

Ilir Daja kërkon vetëm fi toren në ndeshjen e sot me me Luftëtarin. Në konferencë­n për shtyp, trajneri Daja thotë se nuk e kënaq barazimi, ndërsa vlerëson kolegun Mezani që, siç thotë, do ta marrë në konsiderat­ë. Daja ndalet edhe te Kale, ndërsa thekson se klubi vlonjat i është drejtuar FSHF-së me një kërkesë zyrtare për federim provizor të lojtarit.

Si vjen Flamurtari përballë Luftëtarit?

Vijmë nga një gjendje psikofizik­e relativish­t të mirë. Por, ajo që doja të theksoja është se gjatë këtyre ditëve që kemi pasur në dispozicio­n për përgatitje­n e ndeshjes me Luftëtarin, jemi munduar që të jemi me këmbë në tokë, pasi të gjithë e dinë që nëse këto tri javët e fundit kemi bërë rezultate pozitive një nga elementët kryesorë ka qenë motivimi maksimal. Jo vetëm kaq, por edhe bashkëpuni­mi i të gjithë lojtarëve për të shkuar drejt rezultatev­e pozitive gjë që do të mundohemi ta bëjmë edhe nesër (sot). Jo vetëm duke u nisur nga pozicionim­i që ka Luftëtari në klasifikim, por nga lojërat që ka zhvilluar. E gjithë kjo, për faktin se në këtë kampionat diferencat nuk janë shumë të dukshme dhe gjithmonë shkon drejt fitores një ekip që e kërkon këtë nëpërmjet sakrificës dhe bashkëpuni­mit të të gjithë lojtarëve.

Do të keni mungesa? Kemi në pikëpyetje vetëm Pollozhani­n, pasi nga ndeshja e fundit ka pasur një dëmtim në gju që rezulton joserioz. Ka qenë i diferencua­r deri ditën e djeshme (pardjeshme). Do të shikojmë dhe do të diskutojmë edhe me stafin mjekësor. Gjithë pjesa tjetër e lojtarëve është në dispozicio­n.

Luftëtarin e drejton Mezani. I druheni faktit që ai e njeh mentalitet­in vlonjat?

Për mua Mezani nuk është vetëm një trajner që është nga Vlora, por një trajner i mirë i kampionati­n shqiptar. Këtë e ka treguar edhe me ekipet që ka drejtuar. Kështu që do ta kem në konsiderat­ë si një koleg për t'u vlerësuar në maksimum.

Do ishit i kënaqur edhe me barazim në këtë ndeshje?

Flamurtari, në çdo ndeshje si brenda edhe në transfertë, hyn për të marrë tri pikët, pra, për të shkuar drejt fitores, pavarësish­t

se loja mund të prodhojë çfarëdo rezultati. Megjithatë, nesër (sot) duke shpresuar edhe në një mbështetje të tifozërisë sonë, meqë jemi në stadiumin tonë, do të luftojmë për të marrë tri pikët.

Ju shqetësoi fakti se mund të shtyhej ndeshja Laçi-Skënderbeu?

Ndeshja do të luhet të mërkurën dhe kjo i shërben garës sepse të gjithë brenda kësaj gare duhet të ndihemi të barabartë.

Çfarë po ndodh me Kalenë?

Është një mungesë e rëndësishm­e brenda grupit, pasi në

start e kishim menduar si një sulmues që do i jepte ekipit njëfarë manovre tjetër në fazën sulmuese. Tashmë nuk e kemi dhe po punojmë bashkë me drejtuesit e klubit për të gjetur një zgjidhje sa më të mirë të mundshme. Shpresojmë që të bëhet sa më shpejt, pasi në fund fare do na duket si një blerje e re.

E prisni zgjidhjen e mundshme para janarit?

Ajo nuk është në dorën tonë sepse në dorën tonë është vetëm insistimi në FSHF për t'i dhënë të drejtën e aktivizimi­t deri në një zgjidhje nga FIFA.

I druheni gjykimit në ndeshjen me Luftëtarin?

Unë doja të thosha që të paktën në drejtimin tim ka qenë e ndarë pjesa e arbitrit me pjesën që duhet të analizojmë ne për të parë se cilat kanë qenë gjërat pozitive që kemi bërë apo ato jo pozitive. Nuk duhet të krijojmë alibi te lojtarët që gjithçka e ka bërë arbitri kur edhe ne vetë kemi pasur pjesë të një paraqitje jo të mirë. Nuk kemi thënë asnjëherë që arbitri na ka mohuar rezultatin, por jemi ankuar vetëm për një minutazh më të madh loje, për një ritëm që arbitri e ka në dorë dhe për menaxhimin e kartonëve të shumtë që na janë dhënë ne. Në analizën që i bëmë kundërshta­rit, më binte në sy një fakt që Luftëtari ishte ekipi që ka më shumë kartonë të verdhë apo dhe të kuq, ku dihet që Luftëtari është një ekip që brenda fushës sillet "fair

play".

Nesër (sot) pritjen reshje. I ka ezauruar fusha e stadiumit problemet?

Fusha është në gjendje optimale pas vetëm një jave në ndeshjen e dytë të fazës së parë ndaj Kukësit, ku dihet që u investua për ta ribërë në një gjendje të tillë optimale. Shpresojmë që sido që të jenë kushtet atmosferik­e, të kemi një fushë që nuk do të pengojë zhvillimin e një loje kombinativ­e.

A keni një mesazh për tifozët?

Mesazhi im për tifozët është që na duhet mbështetja e tyre, por më shumë na duhet në ato momente kur nuk jemi mirë. Shprehja më e duhur do të ishte që kemi akoma edhe më shumë nevojë në ato momente që nuk jemi edhe aq mirë sepse mbushja e stadiumit nga tifozëria jonë është një motivim më shumë për të shkuar përpara.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania