Panorama Sport (Albania)

Luftëtari, trajneri ka dilema në mbrojtje

Gentian Mezani zgjedh heshtjen para sfidës me ish-skuadrën, Kalluci: S’dalin pa pikë

-

Për Luftëtarin e Gentian Mezanit, një tjetër hap i gabuar në ndeshjen e sotme me Flamurtari­n do të thotë komprometi­m i objektivit qëndrim në Superiore. E si për të "fashitur" humbjen e së shtunës me Laçin në shtëpi, bluzinjtë e Mezanit mbyllën përgatitje­t për sfidën e sotme. HESHTJE- Me seancën e mesditës, që startoi në orën 14:00, trajneri Gentian Mezani la të kuptohet se 11-shi do të jetë po ai i sfidës me Laçin. Për të mbajtur në tonus fut- bollistët e për më shumë me këmbë në tokë, stafi teknik i Luftëtarit ka preferuar heshtjen për shtyp. FORMACIONI - Mes shtyllave të kuadratit bluzi pritet Ruci. Në repartin e mbrojtjes pritet që të rreshtohen të zakonshmit Liçaj, Hoxha, Janiçiç dhe Xhekson. Sa i përket Janiçiç, është në dyshim nëse në vend të tij mund të startojë Rrapa e në këtë rast, do të ishte Aleksi që spostohet në mesfushë. Mesfusha do të kontrolloh­et nga Ramadani e Rrapa në rolin e "digës", ndërsa Rroca para tyre në mbështetje të Radoviç e Milosavlje­v nga krahët që do të jenë në mbështetje të Shkurtajt me modulin 4-2-3-1. Për bluzinjtë, faktori më i rëndësishë­m do të jetë njohja e kundërshta­rit dhe mentalitet­it nga vetë trajneri vlonjat, Mezani.

THEODHORI KALLUCI - Si gjithë aktorët dhe faktorët sportivë të qytetit të gurtë, edhe ish-trajneri i Luftëtarit në vitet 1994-1995 nuk e fsheh zhgënjimin e humbjes me Laçin. "Ishte ndeshje me dy fytyra, një Luftëtar i vendosur mirë taktikisht në pjesën e parë, ndërsa në të dytën pashë skuadër të shthurur. Edhe Laçi pati momente shpërqendr­imi, por pas golit u shfaq i pjekur dhe i organizuar. Lëvizjet e stafit teknik pas minutës së 70-të ndëshkuan ekipin tonë. Është për të ardhur keq që ndëshkohem­i nga goditjet standarde apo nga rivëniet anësore. Kjo sëmundje duhet kuruar, pasi s'po gjejmë derman", tha fillimisht Kalluci. Lidhur me sfidën e sotme, Kalluci tregohet optimist: "Në Vlorë, po të luhet si ndaj Tiranës, edhe pse humbëm 3-1, dhe Kastriotit, s'ka arsye për të mos marrë qoftë dhe një pikë. Korrigjimi sa më shpejt në lojën mbrojtëse dhe shfrytëzim­i i momenteve për shënim është dhe duhet të jetë detyrë primare për stafin teknik. Unë besoj te puna e trajnerit Mezani", përfundoi Kalluci. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania