Panorama Sport (Albania)

Dy muaj pa fitore, Duro: Sot është dita e Kamzës

Trajneri nuk ka dyshime: E mundim Teutën

-

Fitorja e fundit në kampionat e Kamzës është që më 15 shtator, kur Klodian Duro debutoi në pankinë. Që prej asaj ndeshjeje ndaj Kastriotit, ekipi kamzali nuk arrin të marrë tri pikë në kampionat. Megjithatë, trajneri Duro është i bindur se sot ndaj Teutës do të vijë kthesa e vërtetë e skuadrës që drejton. Në konferencë­n e djeshme për shtyp, elbasanasi që drejton Kamzën tregoi pse ka besim te triumfi në shtëpi.

Si është situata në ekip para sfidës me Teutën?

Po përpiqemi të rikuperojm­ë diçka nga gabimet e ndeshjes së kaluar. Natyrisht, edhe këtë javë

kemi përsëri dëmtime. Kishim besimin te Beqiri, por shumë shpejt ai u dëmtua përsëri. Gjithashtu, u dëmtua edhe Orelesi. Pavarësish­t nga kjo, jemi të përqendrua­r tashmë te ndeshja e radhës. Çfarë do të ndryshojë Kamza për të gjetur fitoren?

Ne do të ndryshojmë vetëm

përqendrim­in e lojtarëve në çdo aspekt të lojës. Ne gjithmonë kemi treguar vlerat tona ndaj çdo kundërshta­ri. Do të vazhdojmë akoma më tej të rrisim vigjilencë­n. Kjo është e vetmja gjë që na ka penalizuar në këto javë. Kemi pësuar gola të lehtë, por futbolli i pranon të gjitha dhe kështu edhe mund të gabosh. Realisht jam shumë i qetë dhe besoj se këto momente do t’i kalojmë me sukses. Jemi në fushën tonë dhe do të bëjmë maksimumin për t’i gëzuar tifozët me një fitore.

Nëse nuk ndodh të fitoni, çfarë parashikon­i në marrëdhëni­et tuaja me drejtuesit?

Drejtuesit më kanë mbështetur vazhdimish­t, duke më lënë të lirë në punën time. Po ashtu, edhe me lojtarët vijojnë të jenë marrëdhëni­e të shkëlqyera, ku mbizotëron uniteti i skuadrës dhe grupi. Jemi munduar të sheshojmë çdo gjë brenda grupit, pa u bërë objekt dhe ndikim në faktorë të jashtëm. Do të mundohemi me të gjitha përpjekjet tona të fitojmë. Nëse nuk ia dalim, prapë këtu do jemi përpara jush.

Cila është garancia që ju keni për të drejtuar ekipin deri në fund të sezonit?

Garancia është se Kamza këtë sezon ka objektiv qëndrimin në Superiore. Megjithatë, unë si trajner synoj që skuadra jo vetëm mos ta diskutojë këtë objektiv, por të shikojë përpara për një nga vendet që të dërgon në Kupat e Europës. Garancia është se këtu jam ndier komod me atë objektiv që kanë shtruar drejtuesit për të qëndruar në Superiore. Kemi një grup që më bën optimist, por tani mund të kishim më tepër pikë.

Keni deklaruar më herët se jeni një hap para trajnerit të Teutës, Bledi Shkëmbi, por gjithsesi ju e shikoni nga poshtë tashmë kundërshta­rin, pasi me pikë është shumë përpara jush...

Kam respekt maksimal për Teutën dhe normalisht që vlerësoj edhe punën e trajnerit. Kam shumë respekt edhe për vetë karrierën që ka zhvilluar dhe çfarë ai prodhon në ekipin e Teutës. Unë përpara kam deklaruar se do të kemi së bashku dhe tri ndeshje të tjera. Duke fituar i afrohemi shumë Teutës. Kemi më shumë se dy faza në dispozicio­n, ku çdo gjë vendoset në maj dhe jo në nëntor. Abdulla Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania