Panorama Sport (Albania)

Beqiri: Ngjitemi, te Vllaznia nuk ka më klane

“Jemi në rrugën e duhur, vetëm s’duhet të pësojmë”

- ADMIR URUÇI

llaznia ka nisur ar ratinë në Grupin A, megjithatë Elvin Beqiri evidenton se rrugëtimi nuk do të jetë kurrsesi i lehtë. Kur nuk është mbyllur ende faza e parë, ai pret që ekipi të ketë shumë kujdes. Numri një i pankinës shkodrane, në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, i bën “skanerin” ecurisë dhe thekson se ka ikur koha kur në Shkodër kishte klane brenda grupit. Puna kolosale dhe harmonia duket fare mirë te rezultatet në 8 javët e para.

Vllaznia gjen më në fund fitoret me shumë gola. Kaq e lehtë ishte ndaj Vorës që ekipi “shpërtheu”?

Nuk është se ishte e lehtë. Në pjesën e parë Vora u mbrojt mirë, megjithatë skuadra arriti që të gjente hapësirat dhe siguronte atë fitore. Përtej rezultatit, nuk mendoj se në këtë kategori ka takime të lehta. Ne do të jemi seriozë me të gjithë kundërshta­rët.

Skuadra mori pikët, por ai gol i pësuar shkaktoi shumë mërzitje...

Nuk duhet që të ndëshkohem­i ashtu dhe sidomos në fund. Ne punojmë që në çdo takim të shënojnë sa më shumë dhe të mos pësojmë.

Aktivizuat edhe disa të rinj, i kënaqur me paraqitjen e tyre?

Është gjë pozitive kur krijohet mundësia që edhe të rinjtë të kenë minutazhin e tyre. Vetëm përmes aktivizime­ve do të marrin eksperienc­ë dhe do të kenë mundësi të nxjerrin në pah vlerat e tyre.

Kohë më parë flitej për klane brenda skuadrës, por tani si është situata te Vllaznia?

Shikoni rezultatet. Janë treguesi më i mirë i situatës që po kalon Vllaznia. Gjithçka shkon në perfeksion dhe ka harmoni.

Ku ndryshon Beqiri futbollist nga Beqiri trajner?

Me futbollin e luajtur u bë kohë që i kam mbyllur llogaritë dhe tani jam i gjithi i përkushtua­r në fushën e trajningut. E nisa me ekipet e moshave U- 17 dhe U- 19, madje me këta të fundit u shpallëm edhe kampionë. Tashmë, kam nisur një tjetër cikël me Vllazninë e madhe. Dhe mund ta them me bindje se tani kanë nisur sfidat dhe tani do të mësohemi me ta. Ndryshimet? Beqiri si futbollist kishte vetëm përgjegjës­i personale, ndërsa tashmë përgjegjës­ia është zgjedhur.

Me Likën në krahë, ka vend për të mësuar?

Me profesor Hasanin (Likën) kam marrëdhëni­e të shkëlqyera. Prej tij ke gjithnjë për të mësuar jo vetëm në fushën e stërvitjes, por edhe në aspektin teorik. Unë e kam pasur trajner te Shpresat e pastaj edhe te Vllaznia. Bashkëpuni­mi i gjithë stafit, bashkë me Lekiqin është i shkëlqyer.

Ndoshta është herët për të BESËLIDHJA

folur për Superioren pa u ngjitur, por a keni një plan për sezonin tjetër?

Mund të them se është ende herët për të menduar për sezonin e ri. Janë edhe shumë takime përpara. Nuk duhet që të mendojmë për të ardhmen, pa siguruar ngjitjen fillimisht.

Në fundjavë udhëtoni në Fushë-Krujë për t’u ndeshur me Ilirinë, si e shikoni këtë përballje?

Iliria ka zhvilluar mjaft takime të mira në fushën e vet, madje ka ndalur edhe rivalët tanë. Duhet që të punojmë shumë dhe të tregojmë seriozitet, pasi synimi mbetet fitorja. Ky është i vetmi objektiv që kemi për t’u rikthyer në Superiore.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania