Panorama Sport (Albania)

Elbasani gjen fitoren, thyen Bylisin në miqësore

Dovedan “ndëshkon” Mahmutajn, mbyll ndeshjen me 10 lojtarë

- VLADIMIR MEMA

lbasani gjen fitoren në... miqësore. Edhe pse në aktivitet dhe mbi të gjitha të shtunën do të zbresë në fushë për të luajtur javën e 9-të të Kategorisë së Parë kundër Tomorit, për çudi verdheblut­ë kishin menduar që dje të zhvillonin një ndeshje. Kundërshta­r kishin zgjedhur një ekip të Grupit B, pikërisht Bylisin. Skuadrat zbritën në kompleksin sportiv “Shefqet Lamçja” rreth mesditës dhe ky 90-minutësh u mbyll me shifrat 2-0 prej vendësve, që në 8 javë nuk e kanë provuar ende shijen e fitores. Ky duel më shumë u shërbeu trajnerëve, të cilët u dhanë minuta lojtarëve që deri më tani nuk kishin pasur shumë hapësira.

Ndeshja – Miqësorja nis vrullshëm për Elbasanin, të cilët ia dalin të kalojnë shumë shpejt në avantazh me anë të Sadikut, që brenda në zonë nuk gabon dhe e ndal topin në rrjetë. Përballja bëhet interesant­e, sepse skuadrat luajnë fort dhe krijojnë raste për të shënuar, por tregohen të pasaktë në mundësitë e tyre. Verdheblut­ë shtyjnë përpara me Sadikun, ndërsa miqtë provojnë me Muratajn dhe Hyskan që të kthejnë baraspeshë­n. Gjithsesi, fraksioni i parë i lojës mbyllet në shifrat minimale 1 me 0 për Elbasanin, me golin e Sadikut në minutën e shtatë. E dyta vazhdon me të njëjtin ritëm, por mungon goli i shpejtë si në

fraksionin e parë të lojës. Atëherë kur pritej kundërpërg­jigjja e Bylisit, vendasit fitojnë një penallti me anë të Ballës, i cili pengohet brenda zonës. E merr përsipër goditjen Gica dhe nuk gabon. 2 me 0 për verdheblut­ë, por ka ende edhe 20-të minuta lojë

për miqtë që të shënojnë të paktën një gol. Minutat kalojnë dhe çdo gjë bëhet më e vështirë për miqtë, të cilët janë me një lojtar më pak, pas largimit nga loja të Mahmutajt, i cili gabon një rast të artë dhe Dovedon e nxjerr nga loja. Kështu, mbyllet gjithçka në shifrat 2 me 0, me Elbasanin që provon se çdo të thotë të fitosh, edhe pse në një miqësore.

Ndëshkimi - Edhe pse ishte një ndeshje miqësore, trajneri i Bylisit u “xhindos” me një nga lojtarët e tij. Në pjesën e dytë ishte Mahmutaj që, edhe pse doli i vetëm me portierin elbasanas, nuk shënoi dot. Kjo gjë nuk u përtyp nga Veljko Dovedan. Ai zgjodhi të luajë me një lojtar më pak minutat e mbetura, duke e nxjerrë nga loja sulmuesin. Ndoshta kjo, një formë për t’u treguar të tijve që edhe miqësorja duhet të merret me seriozitet dhe kush e merr lehtë do të përfundojë në stol.

 ??  ?? Elbasani-Bylis 2-0, çast nga miqësorja e djeshme
Elbasani-Bylis 2-0, çast nga miqësorja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania