Panorama Sport (Albania)

Begeja: Kreun është më e vështirë ta mbash

-

Gentjan Begeja i gëzohet vendit të parë, por e pranon që pikërisht tani nis puna më e vështirë për Besën. Trajneri i kavajasve në një deklaratë të dhënë për “Panorama Sport” komenton fitoren e fundit me Lushnjën dhe ndalet gjerësisht te transferta me Turbinën, që e cilëson si më të fortën. “E ndieja që do të fitonim me Lushnjën. Mungesat peshuan, shpërdorua­m raste, por shyqyr nuk funksionoi ligji i pashkruar i futbollit, që kur nuk shënon e pëson. Arsyeja që besova kishte të bënte më atë mesazh që grupi më dha gjatë gjithë javës, kur Mihani e Çekiçi bënin humor, duke u thënë shokëve: ‘Fitoni për vete dhe për ne. Tregoni që jo më kot vishni fanellën verdhezi’. Pati pra një motivim shtesë nga unë, presidenti e të gjithë. Shto këtu edhe faktin që ishte ndarë premioja e fitores në Rrogozhinë. Mua më shumë më gëzoi fitorja sesa kreu. Për mua më vështirë është ta mbash kreun, sesa ta arrish atë. Tashmë, le të mendojmë për ndeshjen me Turbinën. Nuk e them për diplomaci, por me të vërtetë e quaj transfertë­n më të vështirë deri në këtë javë. E para, është një fushë që asnjë nga lojtarët tanë s’ka luajtur kurrë. Së dyti, siç thashë më lart, ndaj kreut të gjitha ekipet motivohen dyfish për ta mundur. E treta dhe më kryesorja, ekipi i Cërrikut sipas informacio­neve të mia ka gabuar 3 javët e para, por tashmë ka tjetër fytyrë. Këtë e tregoi para një jave përballë një ekipi të fortë si Rrogozhina, kur humbi në minutën e 97-të. Të vlerësosh realisht një kundërshta­r, nuk do të thotë se e ke frikë, përkundraz­i. Ndaj Cërrikut rikthehen Mihani e Çekiçi dhe ky është një plus u madh për ne. Sigurisht që do luajmë për fitore dhe këtu nuk bën përjashtim as Turbina”, përfundoi trajneri durrsak i Besës. Feriz Ferizaj

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania