Panorama Sport (Albania)

Panuçi, “zgjidhja” vjen nga Zvicra

Problemet në vijën e sulmit, Lenjani bën bomberin te Sion me gola dhe asiste

- OLSI TUJANI

hqipëria do të luajë në nëntor një ndeshje miqësore dhe të tretin takim të vlefshëm për “Ligën e Kombeve”, ndaj Uellsit dhe Skocisë. E teksa trajneri i përfaqësue­ses është ankuar për gabimet dhe mungesën e sigurisë në prapavijë, për problemet në mbrojtje, eksperimen­tet me kuqezinjtë në klubet e tyre ofrojnë zgjidhje ideale. Dhe Panuçi nuk gjen gati vetëm një qendërmbro­jtës në Zvicër, por edhe golashënue­s.

Zgjidhja - Kur Shqipëria do të përballet me Skocinë dhe Uellsin, trajneri Panuçi mund të huazojë idetë nga Zvicra. Nuk bëhet fjalë më për grumbullim­e jashtë vendit apo as për eksperimen­te që nuk dihet se çfarë do të sjellin, por për aktivizimi­n e lojtarëve si në ndeshjet e tyre të fundit me ekipet përkatëse. Taulant Xhaka, në ndeshjet e fundit me Bazelin, është aktivizuar në qendër të mbrojtjes teksa ka ofruar garanci dhe siguri. Mesfushori luftarak ka arritur të bëjë edhe mbrojtësin në qendër të repartit, gjë e cila nuk është aspak e re për të te Bazel. Pse jo, “luani” i Kombëtares mund të testohet edhe me kuqezinjtë në prapavijë. Diçka e tillë ndodhi edhe me Bashën tek Aris, por nuk rezultoi pozitive.

Sulmi - Azdren Llullaku e Taulant Seferi po shënojnë rregullish­t. Ndërsa, për të dytin pritet të ketë ftesë dhe debutim në Kombëtare, një tjetër element i përfaqësue­ses është “gati” për t’i ardhur në ndihmë trajnerit Panuçi. Ermir Lenjani, në pesë ndeshjet e fundit me Sion, ka shënuar dy gola dhe ka asistuar disa herë. Madje, në ndeshjen e fundit në kupë ka luajtur si sulmues qendror, ku ishte protagonis­t me dy asiste në fitore

me golat e Kasamit. Për Panuçin, duke ditur që edhe Sokol Cikalleshi është kthyer nga dëmtimi dhe ka marrë minuta, Lenjani mund të jetë një tjetër “xhol” nëpër duar. Do t’i përdorë? Ta shohim më 17 dhe 20 nëntor, në “Elbasan Arena” dhe “Loro Boriçi”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania