Panorama Sport (Albania)

Kapiteni: Ndalëm ekipin më të fortë të globit

" esino hajmalia jonë, s'e ulim në stol sikur të vdesë"

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Gjithmonë dhe vetëm Ikardi. Kundër Barcelonës, sulmuesi i Interit godet sërish dhe konfirmohe­t pa dyshim si edhe në të kaluarën lideri dhe njeriu më i rëndësishë­m i zikaltërve. "Ishte një tjetër ndeshje e vuajtur, sepse janë skuadra më e mirë në botë pa diskutim. Vrapuam sërish shumë, por këtë herë nuk u dorëzuam deri në sekondën e fundit. Na u desh shumë sakrificë dhe durim dhe në fund një karambolim me fat bëri që të vijë goli im. Na vjen keq për rezultatin, sepse do kishim dashur ta fitonim këtë ndeshje, por mendoj se është një pikë shumë pozitive. Pastaj, nuk i ndodh kujtdo që të ndalë Barcelonën. E rëndësishm­e është që me pikën e marrë i jemi afruar edhe më shumë objektivit tonë në Champions, kualifikim­i për në 1/78-at e finaleve të këtij kompeticio­ni". Ndeshja e djeshme pati pak a shumë një "shije" si ajo me Totenhemin, sepse pas barazimit, euforia ishte e madhe, por e rëndësishm­e është që skuadra besoi deri në fund, madje Ikardi ndiente se edhe mund të përm- bysej. "Kundër Totenhemit besuam deri në fund dhe sot (dje) ndaj Barcelonës ishte e njëjta panoramë... Na mungoi vetëm goli i Vesinos në fund, për të fituar... (qesh). Ai është hajmalia jonë, e mbajmë gjithmonë në fushë, deri në sekondën e fundit, edhe pse mund të jetë duke vdekur, teksa sheh sesa shumë vrapon... Jo më kot kemi nxjerrë edhe moton 'në

fund e merr prek gjithmonë Vesino', - vazhdon argjentina­si, që i rikthehet paraqitjes me katalanasi­t. - Reagimi që patëm ndaj Barcelonës, ishte fantastik. Të pësosh një gol në minutën e 83- të dhe t'i përgjigjes­h pas vetëm katër minutash tregon se mentalitet­i dhe vetëbesimi ynë është rritur shumë dhe mbi këtë aspekt duhet të punojmë edhe

më shumë. Ndoshta na mungon diçka në zotërimin e topit kundrejt Barcelonës, një mënyrë që t'ia ndalonim atë dominim të tyre, por në fund jemi të gjithë të lumtur edhe me këtë pikë të marrë dhe tashmë do të shkojmë në 'Uembli' për të mbyllur çështjen e kualifikim­it, ndaj rivalit tonë direkt për një vend në 1/8-at e Champions-it".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania