Panorama Sport (Albania)

Valverde: I lumtur për 1/8-at, Ikardi fantastik

"Me Interin na priste ndeshje fizike, ndaj s'e rrezikova Mesin"

-

“Mesi në tribunë? Një zgjedhje që e morëm së bashku si skuadër. Duhet të kujdesemi fillimisht për lojtarin: morëm parasysh edhe llojin e ndeshjes, intensitet­in dhe numrin e madh të dyluftimev­e. Në fund, vendosëm të mos rrezikonim. Dje në "San Siro", pavarësish­t se mori "vetëm" barazimin kundër Interit (dhe pavarësish­t se mungoi përsëri numri 10), Ernesto Valverde preu "biletën" për 1/8-at e Champions-it, dy ndeshje përpara fundit të fazës së grupeve. Në përfundim të 90', trajneri katalanas ka analizuar sfidën: "Zhvilluam një paraqitje fantastike. Erdhëm në fushën e Interit për klasifikim, donim fitoren për të siguruar vendin e parë. Bëmë gjithçka për tri pikët. Luajtëm në mënyrë të shkëlqyer, por na mungoi finalizimi, por ky është një virtyt i Interit, riorganizo­het në momentet e fundit, e ka të skalitur në ADN: nuk dorëzohet kurrë. Jemi, megjithatë, të kënaqur sepse kërkonim kualifikim­in dhe ia dolëm. Në pjesën e parë vuajtëm pas disa nga kundërsulm­et e tyre, por luajtëm kundër një skuadre të madhe dhe bëmë lojën tonë. Nga Milano largohem i kënaqur".

MAURO, FANTASTIK - Valverde, më pas, është ndalur tek individual­itetet: "Malkom? Shënoi gol me prekjen e parë, godet mirë me të dyja këmbët, shfrytëzoi më së miri rastin që iu dha. Kutinjo? Jam i vetëdijshë­m për aftësitë e tij, mori përgjegjës­i dhe ishte vazhdimish­t aktiv, për fat të keq nuk arriti të shënojë. Suarez? Duhet të vazhdojë të kërkojë golin, u paraqit në mënyrë të shkëlqyer: avanconte dhe rikthehej në mbrojtje. Goli duhet kërkuar gjithmonë". Në fund, Valverde i ka thurur elozhe edhe Ikardit, që shënoi golin e barazimit për Interin: "Nëse do kishim luajtur me 12 lojtarë, do kishim fituar. Mauro është një sulmues i madh, por jemi të lumtur me atë çka arritëm. Goli në fund? Edhe pse duket sikur nuk është në fushë përgjatë gjithë ndeshjes, shfaqet në momentet finale me një perlë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania