Panorama Sport (Albania)

Kovaç: Nuk largohem nga Bajerni

"Skuadra do të reagojë që sot ndaj AEK-ut, në stol të gjithë ata lojtarë që nuk luajnë mirë"

-

Trajneri i Bajernit, Niko Kovaç, ka qenë sot prezent në konferencë­n për shtyp në prag të ndeshjes ndaj AEK- ut në Champions. Kroati ka folur për të ardhmen e tij dhe për ndeshjen që luhet sonte në orën 21: 00.

A do të jetë kjo java e fundit e juaja si trajner i Bajernit?

Oh, kjo është një pyetje shumë e vështirë për t'u përgjigjur. Ndeshja me Dortmundin është të shtunën dhe vëmendja jonë është te ndeshja e nesërme ( sotme). Për mua ka rëndësi sesi do të dalim ndaj AEK- ut, ndërsa ju keni tjetër qëllim.

Si është gjendja lojtarëve?

Arjen Roben nuk u stërvit me skuadrën dhe nuk do të jetë më në ndeshje. Edhe Hames nuk u stërvit, por ai ka më shumë shanse të jetë i gatshëm. Do të duhet të pres edhe ditën e ndeshjes për të parë gjendjen e tij.

Në çfarë pozicioni do të luajë Kimish?

Ai është një kritik i madh i vetes dhe kjo tregon që ka një karakter të madh. Ai mund të luajë më mirë seç bën tani. Nuk ka rëndësi nëse pozicionoh­et në krahun e djathtë të mbrojtjes apo në mesin e fushës.

Çfarë donit të përsërisni­t nga ndeshja në Athinë?

Në Athinë ishte një ndeshje shumë e luftuar. Luajtëm një ndeshje të mirë. Kështu dua që të luajmë edhe nesër ( sonte). Duam të kalojmë sa më shpejt të jetë e mundur në avantazh. Ata janë një kundërshta­r i fortë fizikisht dhe këtë do ta tregojnë edhe në ndeshjen e nesërme ( sotme).

Çfarë mendimi keni në lidhje me debatin me Lisa Mylerin?

Nuk jam një njeri që mbaj inate. Mund të më besoni kur ju them që ajo temë për mua është e mbyllur. Janë momente ku njeriu shprehet pa u menduar.

Çfarë roli kanë lojtarët e vjetër te Bajerni?

Kemi shumë lojtarë të mirë dhe me kualitet në stërvitje, secili prej tyre thotë fjalën e tij. Çdo lojtar ka pasur dhe do të ketë shansin e tij, por ajo që është më e rëndësishm­e është performanc­a e tyre. Nëse nuk luan mirë, atëherë këtë gjë mund ta bëjë dikush tjetër.

e

Si është gjendja e Komanit?

Kingslei është një lojtar shumë i mirë. Ai do të fillojë nesër të vrapojë sërish. Ai ndjehet mirë dhe mund të rikthehet me skuadrën pas ndeshjeve të Ligës së Kombeve. Është një lojtar shumë i rëndësishë­m për ne, por fatkeqësis­ht u dëmtua që në javën e parë.

Vazhdoni të vuani shënimin e rasteve të pastra, si do ta zgjidhni?

Jemi duke punuar çdo ditë për të zhbllokuar në këtë aspekt. Ndoshta na duhet të fitojmë një ndeshje me 4 ose 5 gola diferencë që të jemi më të qetë. E di që skuadra mundet ta bëjë diçka të tillë, pasi e ka treguar në sezonin e kaluar.

Kjo do të thotë që mungon vetëbesimi?

Nuk besoj se është kjo fjala e duhur për ta përshkruar. Edhe ne njerëz jemi, kur një lojtar fillon dhe mendon shumë, atëherë gjërat për të bëhen më të vështira. Nuk jemi shpërblyer gjithmonë për atë që kemi dhënë në fushën e lojës. Kjo ka ndodhur në shumë takime ku kemi dalë pa pikë edhe pse kemi goditur portën më shumë se 20 herë në një ndeshje.

Çfarë problemi Roben?

Që në ndeshjen me Fraiburgun më tha që kishte një problem me gjurin. Ndaj nuk luajti. Mjekët më thanë se ka një bllokim në gju, shpresoj të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundjavës ndaj Dortmundit. Kemi një takim të vështirë ku nuk na lejohen hapa falsë.

Çfarë plani ka skuadra për të ardhmen, si mendoni të përmirëson­i performanc­ën tuaj?

Do të japim 5 për qind më shumë nga sa kemi dhënë tani. Jam i sigurt që do të rikthehemi më të fortë.

Keni pasur mbështetje­n e drejtuesve?

Po, mbështetja ka qenë gjithmonë aty. Hasan Salihamixh­iç është pranë meje gjatë gjithë kohës. Duhet të qëndrojmë të bashkuar, vetëm kështu do të mund të dalim nga kjo gjendje. Skuadra ka kualitetet e duhura për të mundur çdo kundërshta­r. Kthesa do të fillojë që nga ndeshja ndaj AEK- ut. Një fitore do të na e lehtësonte rrugën drejt fazës tjetër të kompeticio­nit.

ka

 ??  ?? Trajneri i Bajernit, Niko Kovaç, duke u stërvitur me lojtarët e tij
Trajneri i Bajernit, Niko Kovaç, duke u stërvitur me lojtarët e tij
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania