Panorama Sport (Albania)

Barazim zemre, Napoli i merr pikë të artë PSG-së

Golit të Bernat i përgjigjet Insinje, Hysaj kryeson grupin

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Një pjesë për secilën, barazim i drejtë që u shkon për shtat dyjave, mbi të gjitha Napolit. Kjo është fotografia e mbrëmjes së "San Paolo"-s, e kushtëzuar në mënyrë të dukshme nga rezultati i CërvenaLiv­erpul. PSG provoi të fitonte, duke diktuar ritmin, por italianët gjetën barazimin në fund dhe diskutimi i kualifikim­it shtyhet për më tej.

RIKUPERIM FATAL - Ançeloti konfirmon formacioni­n që luajti në Paris. Ndërsa Tuhel beson te Draksler në vend të Rabiosë dhe lë Kavanin jashtë kondicioni, fillimisht në stol. Francezët e nisin fort, duke shfrytëzua­r shpejtësin­ë e Nejmarit nga krahu i Maksimoviç­it: i braziliani­t asisti për Verratin, i bllokuar nga Kulibali në 4'. Nejmar vendos në pozicion goditës Mbapenë në 23', por francezi godet jashtë. Në minutën e 45-të shfaqet Napoli me një kthesë të Insinjes, e devijuar në goditje këndi nga Silva. Kur Kaipers sinjalizoi një minutë shtesë, PSG ndezi motorët: top i Nejmarit për Mbapenë, i cili deh Albiolin dhe krosimi i ulët për Bernat ndalet në rrjetë. Për 10 sekonda niste minuta tjetër dhe Ançeloti protestoi tek arbitri.

REAGIMI - Pjesa e dytë rinis pa ndërrime, me Napolin që bën presion lart. Bufon hyn në ndeshje me një dopiopritj­e ndaj Mertensit, i cili zgjon skuadrën në "San Paolo". Ekipet zgjaten më shumë dhe Napoli bëhet i rrezikshëm në

krahë. Pas humbjes së rasteve të vendësve, PSG mendon vetë t'ia dhurojë Napolit një penallti kur Tiago Silva i fal një top Kajehonit dhe spanjolli rrëzohet pas përplasjes me Bufonin. Insinje nuk fal. Në këtë pikë skuadrat studiohen, sepse barazimi nuk është për t'u

përçmuar, edhe pse Tuhel luan edhe "kartën" Kavani. Rasti më i mirë kalon nga këmbët e Mbapesë, i cili gabon një goditje fluturimth­i. Do kishte qenë shpërblimi i tepruar për PSG-në dhe goditja e pamerituar për Napolin që mori pikën që donte.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania