Panorama Sport (Albania)

Liverpuli bie pa Shaqirin në Serbi

Anglezët dorëzohen nën presionin e "Marakanasë", i ndëshkon dy herë Milan Pavkov

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Drithërima­t e himnit të Champions-it të javës së katërt nisën nga Beogradi dhe antipasta europiane e së martës ofroi menjëherë surprizën më të madhe të mbrëmjes. Nga "Marakana" erdhi një asist i çmuar për PSG-në dhe Napolin, sepse Ylli i Kuqi i Beogradit hakmerret për humbjen e dy javëve më parë në "Anfield" (40), duke mposhtur kryesuesen e Grupit C deri në ato momente me 6 pikë dhe vështirësu­ar në mënyrë të papritur rrugën e kualifikim­it të nënkampion­ëve të Europës.

RROTACIONI - Klop vendos t'i japë pak pushim Firminos dhe hedh Starrixhin përkrah Manesë dhe Salahut. Në transfertë­n e anglezëve mungon Shaqiri, të cilin trajneri e la në shtëpi pasi kërcënohej që të ishte shënjestra e tifozëve serbë pas festës me shqiponjë në golin e kundër Serbisë në Botëror. Të zotët e shtëpisë ia besojnë majën e sulmit Pavkovit, ende pa asnjë gol në kompeticio­n. Një zgjedhje e detyruar, për shkak të të dëmtuarit Boakie. Ndeshja kuptohet si do përfundojë ndoshta që prej minutës së 18të: Starrixh shpërdoron një rast nga vetëm 5 metra me portën e boshatisur, pas një krosimi të Manesë. Dy minuta më vonë, tjetër rast për sulmuesin anglez të preferuar në vend të Firminos, por e majta e tij devijohet në goditje këndi. Nga këtu nis monologu i serbëve. Dirigjenti i orkestrës është Pavkov, fillimisht me një goditje me kokë në qendër të zonës pas ekzekutimi­t të goditjes së këndit nga Marin (22') dhe shtatë minuta më vonë me një raketë tokë-ajër

nga jashtë zone, për të cilën përgjegjës­ia është edhe e Alisonit. Cërvena Zvezda, mbrojtja më e keqe momentale e Champions-it me 10 gola të pësuar, duket një tjetër skuadër: solide në mbrojtje dhe koncize në sulm dhe përfiton nga një ndeshje nën ritëm

nga Salah me shokë. Pjesa e dytë vijon në linjat e së parës, por me ritme me të ulëta. Pas vërshëllim­ës finale në Beograd, festa e 50 mijë tifozëve serbë është si në "San Nicola" 28 vite më parë, kur ngrinin trofeun e Kupës së Kampioneve përballë Marsejës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania