Panorama Sport (Albania)

Alegri: Dua golin e parë të Ronaldos në Champions

"Ndaj Junajtid dua të blindojmë të paktën kualifikim­in"

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Masimilian­o Alegri kërkon që ta mby llë të paktën çështjen e kualifikim­it në duelin e sotëm kundër Mançester Junajtid. Trajneri i bardhezinj­ve shoqërohej nga Leonardo Bonuçi përpara gazetarëve në konferencë­n për shtyp.

Alegri, sivjet po dëfreheni më shumë apo kësaj Juveje i mungon ende diçka?

Pikësëpari më pëlqyen shumë fjalët e Ronaldos: dëfrimi është i barabartë me fitoren. Deri tani gjërat po shkojnë mjaft mirë, por në këtë periudhë nuk ka trofe në lojë. Nesër (sot) kemi mundësinë që të arrijmë objektivin e parë: të dalim nga fusha zyrtarisht si të parë të grupit (në rast fitoreje) ose të kualifikoh­emi matematiki­sht ( duke barazuar). Pastaj, mos harrojmë se duhet të hidhemi me kokë në kampionat, ku na pret një ndeshje tepër interesant­e me Milanin.

Ju duk e drejtë që pikërisht në një moment kaq të mirë për skuadrën të vinte ajo dalje e fortë e Benatias?

Ajo e tij ka qenë me siguri një shfryrje. Të jesh pjesë e një skuadre të madhe përfshin edhe faktin që dikush prej lojtarëve të qëndrojnë jashtë formacioni­t titullar. Në 14 ndeshje që kemi luajtur deri tani, unë mbaj mend që Benatia ka luajtur në gjysmën e tyre si titullar dhe mbi të gjitha në një repart ku ka lojtarë fenomenalë dhe të vështirë për t'u gjetur në qarkullim si Barzalji, Kielini, Rugani...

Si është gjendja e të dëmtuarve?

Kavilja e Manxukiçit është mirë. Të dielën nuk e mora me vete në pankinë, sepse do i duhej të ngjiste disa shkallë në stadium dhe kisha frikë se mos ndiente dhimbje. Për sa u përket të tjerëve, sot (dje) lexova shtypin, i cili nënvizonte se kishim 10 lojtarë të "vdekur". U nisa për në qendrën stërvitore, shkela në fushë dhe thashë me veten: "Ku janë të vdekurit?!" Jashtë kam vetëm dy lojtarë, Bernardesk­in, i cili do të rikuperohe­t për Milanin dhe Duglas Kostën, që shpresojmë të kthehet shpejt. Për sa u përket të tjerëve, Manxukiç e Khedira janë në dispozicio­n, ashtu sikurse Matuidi, Kielini apo edhe Kanselo.

Çfarë ndeshje prisni që të bëjnë futbollist­ët tuaj?

Do të jetë një ndeshje, në të cilën duhet të jemi të kujdesshëm. Do të na duhet të bëjmë ndeshjen më të mirë të mundshme, sepse Junajtid di

të jetë i rrezikshëm në çdo moment. Vetë fakti që në këtë ndeshje luajmë një pjesë shumë të rëndësishm­e të kualifikim­it në Champions duhet të na karikojë në maksimum.

Keni rikuperuar lojtarë të rëndësishë­m, por mos duhet që ndonjë prej titullarëv­e fiks

edhe të pushojë?

Pse jo, por mendoj që të pushojë Matuidi. Fundja, Khedira është një rikuperim i rëndësishë­m dhe mund të jetë ai që të luajë titullar.

Ronaldo nuk ka shënuar ende në Champions. Çfarë prisni prej tij?

Që të na udhëheqë te fitorja dhe me një gol të tijin. Ai nuk ka shënuar ende, sepse ndeshjen e parë luajti 30 minuta, në të dytën ishte i skualifiku­ar, ndërsa në Mançester dhuroi asist. Prandaj nesër ( sot) dua golin e parë të tijin në Champions.

 ??  ?? Ronaldo ne aksion ndaj Junajtid
Ronaldo ne aksion ndaj Junajtid
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania