Panorama Sport (Albania)

"E falënderoj Murinjon për kompliment­et, por do ta mundim"

-

Leonardo Bonuçi ishte një ndër dy lojtarët që Zhoze Murinjo përkëdheli pas fitores së Juventusit në "Old Trafford", pikërisht nga portugezi, të cilin e gjeti trajner në Milano, tek Interi, por ai ishte pjesë e të rinjve zikaltër.

Leonardo, do të jetë një javë e bukur për ju. Sfidoni Mançesteri­n në Torino dhe më pas do të riktheheni në "San Siro". Çfarë ndjesish keni?

Javë e rëndësishm­e për mua dhe për Juven, sepse nesër (sot) do të mbyllim çështjen e kualifikim­it, objektivin e parë sezonal. Ndërsa, për Milanin, një tjetër ndeshje për t'u fituar me çdo kusht, do të mendojmë nga e enjtja. Të rikthehem në "San Siro" do të jetë emocionues­e për mua, por në fillim dua të mund Junajtid.

Pas ndeshjes së kaluar, Murinjo tha për ju dhe Kielinin që duhet të jepni kurse në Harvard, për të mësuar të tjerët sesi luhet në mbrojtje. Çfarë mendoni për këtë deklaratë? Kompliment­et i pëlqejnë kujtdo, aq më shumë kur i bën një trajner i madh si Zhoze Murinjo. Ato vlejnë shumë për mua, por nëse kam arritur nivelet që Murinjo thotë, ato janë fryt i sakrificës dhe punës së bërë në gjithë këto vite. Por, ta dini që mbrojtja nuk është vetëm një meritë e lojtarëve të prapavijës, por e gjithë skuadrës. Deri tani, në prapavijë kemi qenë perfekt në Champions, por kjo gjë nuk na ka ndodhur gjithmonë në kampionat.

Cila është marrëdhëni­a juaj me Murinjon, me të cilin keni qenë bashkë tek Interi?

Marrëdhëni­a ime me të është një raport mes dy personave që vlerësojnë shumë njëri-tjetrin, duke parë fjalët që kanë shprehur. Me Zhozenë pata kohë që të bisedonim gjatë në Mançester, por edhe në Amerikë, kur u përballëm me Milanin në turneun veror. Do rigjeni sërish përballë Pogbanë. Pol thotë që ju flisnin shpesh...

Kemi mbajtur një marrëdhëni­e në bukur, sepse pavarësish­t futbollit na bashkon edhe miqësia, duke qenë se ai kaloi katër vite te ne. Pol është një lojtar i madh, u takuam edhe në "Allianz" dhe më tha se ishte i emocionuar që po rikthehej në një stadium, i cili ka qenë edhe i tiji. Shpresoj për të që nesër (sot) ai të bëjë një ndeshje të madhe në aspektin personal, por në fund të fitojmë ne të Juventusit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania