Panorama Sport (Albania)

Murinjo: Më sulmojmë prej Tripletës

"Tifozët kanë kujtime të hidhura me mua, kam raport të mirë me Pol Pogbanë"

-

Pa Lukakun, me idenë për ta nisur ndeshjen me vrull, por me ironinë e përhershme për t'ju përgjigjur gazetarëve anglezë në lidhje me stilin joefikas për të luajtur në mbrojtje. Zhoze Murinjo rikthehet si kundërshta­r në Itali për herë të dytë, e para ishte në "San Siro" kundër Milanit me Realin e Madridit. Atëherë mbaroi 22, një rezultat i cili mund të jetë i duhuri edhe për ndeshjen e nesërme. "Special One" është i bindur se nëse skuadra e tij e nis keq ndeshjen, atëherë do t'i duhet të kalojë një mal të lartë. "E vërteta është që ne i nisim shumë keq ndeshjet, por pastaj ndonjëherë i përfundojm­ë mirë. Kjo është e bukur dhe argëtuese për tifozët, por kur pëson në 45 minutat e para ose në 20 minuta ndaj një ekipi të fortë si Juventusi, është e vështirë për ta përmbysur. Nesër ( sot) do të jetë një ndeshje e madhe dhe mbi të gjitha shumë e rëndësishm­e, pa e menduar aspak atë që na pret në Premier Ligë në fundjavë", thotë trajneri i Junajtid. Është derbi me Sitin, të cilin me shumë mundësi do ta luajë sërish pa Lukakun. Për rivalin e ardhshëm, Murinjo lëshoi një thumb, por u tregua i matur. "Fair Play Financiar" i parespektu­ar? E kam një ide në lidhje me këtë, por nuk e them...".

TRE GISHTAT Përballë Murinjos është Juventusi, rivali i madh. Edhe pse shumë debate

duken se janë mbyllur. Por, tifozët bardhezinj dhe Murinjo patën një përplasje në distancë në ndeshjen e parë, kur ai u tregoi tre gishtat ( Tripletën me Interit). Me drejtuesit, raporti duket se është optimal dhe fjalët e portugezit janë më të mirat. "Në Mançester zhvilluam një ndeshje korrekte. Raporti im me drejtuesit e Juventusit është korrekt, me Alegrin gjithashtu. Madje, e kam mik. Kështu që e vetmja gjë pse më sulmojnë tifozët,

janë sukseset e mia me Interin. Më sulmuan për shkak të kujtimeve të hidhura që kanë ata". Ato momente që për atë janë të bukura dhe i rikthen sërish sa herë është në vështirësi. Ashtu si këtë herë, ku ka probleme me mediat dhe jo vetëm. POGBA? OK

Batuta e fundit në lidhje me ish-juventinin Pol Pogba. "Ajo që thotë media dhe ajo që shkruajnë gazetat janë krejt të kundërtat nga ato që them unë dhe ato që thotë Pogba. Gazetat thonë se raporti është i tmerrshëm, por është një raport normal trajner-lojtar. Unë them se është një raport i mirë", përfundoi trajneri i Junajtid. Kush e di, nëse do të mjaftojë për të marrë një rezultat pozitiv në Torino, në një fushë të vështirë. "Do të luftojmë për kualifikim­in deri në fund. Ndeshja me Juventusin është shumë e rëndësishm­e, por nuk do ta vendosë të ardhmen tonë. Kemi edhe ndeshje të tjera, kështu që duhet të jemi të qetë dhe të prodhojmë lojën që dimë. Do të jetë një ndeshje e madhe.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania