Panorama Sport (Albania)

Ronaldo kërkon të thyejë tersin, por Junajtid di sesi të fitojë në Torino

-

* Kjo është ndeshja e 14të në Europë mes Juventusit dhe Mançester Junajtid. Skuadra italiane ka fituar 6 herë, ndërsa ajo angleze 5 herë. Dy ndeshje kanë përfunduar në barazim.

* Mançester ka fituar dy ndeshje në transfertë kundër Juventusit në Champions League, duke shënuar 3 gola në secilën prej tyre: 2-3 në prillin e vitit 1999 dhe 0-3 në shkurtin e vitit 2003.

* Asnjë skuadër në historinë e Ligës së Kampioneve nuk ka fituar më shumë ndeshje në transfertë ndaj Juventusit si Junajtid (2, po aq sa Bajerni i Mynihut).

* Nga humbja 0-3 kundër Mançester Junajtid në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në shkurtin e vitit 2003, Juventusi ka humbur vetëm një nga 35 ndeshjet e luajtura të shtëpi në Champions ( 24 fitore, 10 barazime).

* Mançester Junajtid nuk ka shënuar në dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kampioneve. Hera e fundit që "Djajtë" nuk kanë shënuar prej tri ndeshjesh radhazi, ka qenë në vitin 2005.

* Sulmuesi i Juventusit, Kristiano Ronaldo, nuk ka shënuar në 5 ndeshjet e fundit të Ligës së Kampioneve. Hera e fundit është penalltia kundër Juventusit në minutën e 90-të në ndeshjen e prillit të këtij viti. Nga ajo sfidë, portugezi ka luajtur 389 minuta dhe nuk ka shënuar. Ai e ka provuar portën 15 herë.

* Mançester Junajtid nuk humbet 2 ndeshje me të njëjtin kundërshta­r në fazën e grupeve të Champions-it që prej vitit 2001/2002. Atëherë, i mundte Deportivo La Korunja. Për të shkuar më tej, diçka të tillë e ka bërë edhe Juventusi në sezonin 19961997.

* Trajneri i Juventusit, Masimilian­o Alegri, ka humbur vetëm një nga 26 ndeshjet e luajtura në shtëpi në Champions. Ai ka arritur 16 fitore dhe 9 barazime. Humbja e vetme ka qenë ndaj Realit 0-3 vitin e kaluar.

* Mançester Junajtid ka goditur vetëm 6 herë në portën e Juventusit në ndeshjen e parë. Hera e fundit kur "Djajtë" e kanë goditur portën më pak ka qenë në tetorin e vitit 2013, kundër Shahtjorit. Ekipin në atë kohë e drejtonte Mojes dhe bëri vetëm 4 goditje.

* Ndeshja e fundit e trajnerit aktual të Mançesteri­t, Zhoze Murinjo në shtëpinë e Juventusit daton në dhjetorin e vitit 2009, në periudhën kur ishte trajner i Interit. Ai e humbi atë ndeshje 2-1 dhe ishte e vlefshme për Serinë A.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania