Panorama Sport (Albania)

"I lumtur që u riktheva, por s'jam penduar për Mançesteri­n"

-

Pol Pogba do të rikthehet të luajë në "Allianz Stadium" të Torinos, po këtë herë si kundërshta­rë ndaj ish-skuadrës së tij, Juventusi. Kampioni i botës ishte i pranishëm edhe në ndeshjen e parë në Mançester ku skuadra italiane fitoi me rezultatin e ngushtë 0-1 me golin e Dibalas. Në konferencë­n për shtyp, Pogba deklaroi se ishte shumë i emocionuar për rikthimin në Torino.

Pse zgjodhët të largoheshi­t nga Juventusi për të shkuar në Mançester?

Zgjodha të luaj me Junajtid me dëshirën time. Juventusi luante atëherë në Champions dhe Mançesteri në Europa Ligë. Nuk jam bërë pishman për këtë gjë. E di që Junajtid nuk ka qenë ndër ekipet më të mira në botë në këto vitet e fundit, ndaj kam ardhur këtu për të ndihmuar klubin të ngjitet sërish aty ku i takon, në majë. Kemi shumë objektiva madhore. Jam i lumtur që u riktheva në Mançester dhe besoj se do arrijmë të fitojmë trofe të rëndësishë­m me klubin.

Është Mançesteri gati të luftojë për trofe të rëndësishë­m?

Sigurisht që po, i kemi të gjitha cilësitë si skuadër për ta bërë këtë. Në vitin e parë këtu fituam tre trofe. Ky sezon sapo ka filluar dhe jemi vetëm në javët e para. Të shohim në fund se ku do të jemi.

Çfarë prisni në këtë rikthim në Torino?

Jam i lumtur për këtë, këtu kam kaluar vite fantastike. Torino ka qenë shtëpia ime për disa sezone. Por, tani luaj për Mançesteri­n dhe nuk kam asnjë peng që u largova. Ronaldo? Është një lojtar i rëndësishë­m për Juventusin.

Si ndiheni tani si zv.kapiteni i skuadrës?

Nuk ka asnjë ndikim tek unë. Jam ende duke luajtur dhe për këtë jam shumë i lumtur. Është trajneri ai që vendos se kush do të jetë kapiteni në skuadër dhe kush jo. Nëse vendos të heqë shiritin e kapitenit, kjo nuk ndryshon asgjë për mua. Dua vetëm të luaj dhe të jap maksimumin për skuadrën dhe për tifozët.

Çfarë ka ndryshuar nga ndeshja me Njukasëlli­n?

Erdhi një reagim nga e gjithë skuadra. Filluam të kuptonim që jemi Mançester Junajtid. Para ndeshjes ishim shumë dobët nga ana mendore dhe kishim shumë pak besim te vetja. Por, pas fitores në Njukasëll u rikthyem. Luajtëm shumë mirë ndaj Çelsit, ishim shumë të bashkuar si skuadër, kjo na e bëri më të lehtë lojën. Tani jemi në rrugën e duhur edhe pse duhet të ngjitemi në renditjen e kampionati­t. Jam i sigurt që do të vijë së shpejti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania