Panorama Sport (Albania)

Solari, në “provimin e maturës”

"Champions-i është në ADN-në e madrilenëv­e, emo ionohemi kur dëgjojmë himnin "

-

Santiago Hernan So lari u bë "kapiteni" i një anijeje që ishte duke u mbytur. Florentino Perez dhe drejtuesit e Realit të Madridit i besuan atij drejtimin e skuadrës së Realit pas shkarkimit të Hulen Lopeteguit. U tha se do të jetë i përkohshëm, por në dy ndeshje ka arritur 2 fitore. Dhe argjentina­si mund të jetë zgjidhja përfundimt­are e këtij momenti negativ. Rezultatet e arritura deri tani janë të kënaqshme dhe dy ndeshjet e radhës janë një provë për të. Janë teste si provimet e maturës për të kuptuar nëse do të vazhdojë të jetë ende trajner i Realit, për të mbyllur sezonin. Ndeshja me Pëlzenin, por edhe ajo në La Liga kundër Selta Vigos mund të jenë vendimtare për fatin e tij. Nëse i fiton të dyja, merr statusin për të qenë trajner deri në fund të sezonit ose pse jo... më gjatë.

HISTORIA - Historia ka treguar se trajnerët që vijnë si zëvendësue­s te skuadra e Realit nuk kanë shumë presion dhe arrijnë të bëjnë mirë. Diçka të tillë e tregojnë statistika­t. Nga 7 trajnerët që e ngjitën Realin në majën e botës duke fituar Ligën e Kampionëve, tre prej tyre erdhën si zëvendësue­s (Zidan, i cili zëvendësoi Benitezin, Del Boske për Toshakun dhe Migel Munjoz për Fleitas). Ata kanë fituar më shumë se gjysmat e Champions-ave të Realit: tre francezi dhe nga 2 spanjollët. Solari mund të ketë fatin e tyre, por nuk është e lehtë, sepse Reali i këtij viti ka pasur ulje- ngritje të shumta. Gjithsesi, trajneri madrilen duhet ta bëjë detyrën.

EKLARATA - Ditën e djeshme në konferencë­n për shtyp, Solari tha se është gjithmonë bukur të luash në Ligën e Kampionëve dhe e sheh ekipin të karikuar për të bërë mirë. "Është gjithmonë bukur të luash në këtë kompeticio­n, i cili është në ADN-në e klubit tonë. Kur dëgjojmë himnin emocionohe­mi të gjithë. E shijoja shumë si lojtar. Situata?

Problemet dhe rikuperime­t janë probleme që do të ekzistojnë gjithmonë në futboll. Por pak nga pak po rikuperohe­mi të gjithë dhe po gjejmë besimin. Kemi fituar 2 ndeshje dhe tani mendoj se po i bëjmë mirë gjërat", ka thënë fillimisht Solari. Më tej, ai foli edhe për Viniciusin, për të cilin tha se është një

lojtar që vazhdon të luajë edhe kur ka mbaruar ndeshja. "Ai është duke goditur portën, edhe tani që ne e kemi mbyllur stërvitjen. Është një lojtar i jashtëzako­nshëm dhe me besim për të bërë gjëra të bukura. Duhet ta lëmë të rritet, por sigurisht që mund të na ndihmojë shumë", përfundoi Solari.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania