Panorama Sport (Albania)

Ibra çon mesazhe dashurie: S’doja të ikja nga Milani

"S’i hapa telefonin Leonardos, por 'Djalli' më shiti"

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Hipoteza e një rik thimi të Ibrahi moviçit te Milani ka filluar të marrë jetë. Kjo, sepse gjiganti suedez nuk e ka fshehur kurrë respektin ndaj ngjyrave kuqezi dhe dëshirën për t'i mbrojtur ato me fanatizëm. Pak rëndësi kishte e shkuara e tij me Interin, sepse Ibra është nga ata që ose e do, ose e urren. Dhe tifozët e Milanit kanë 1000 arsye për ta dashur, sidomos pas zbulimit të fundit të tijin në autobiogra­finë: Unë jam futbolli. Ai nuk donte të largohej nga "Djalli" dhe bëri gjithçka për të refuzuar PSG-në, por në fund tregoi se është njeri i fjalës. "Më patën thënë që të mos shqetësohe­sha, sepse nuk do të shitesha dhe do të vazhdoja të qëndroja te Milani. Pastaj Raiola më telefonoi dhe më tha se e kishte telefonuar Leonardo, i cili në atë kohë ishte drejtor sportiv i PSG- së. Donte të fliste me mua, por i thash Minos: Nuk i përgjigjem. Por menaxheri im vazhdoi të më tregonte se tashmë ishte shumë vonë: Milani më kishte shitur", është pjesa e parë e historisë së kalimit të Ibrahimovi­çit nga Milani te PSG-ja. Dhe Ibra vendosi të përdorte planin djallëzor për të mbetur në Milano. I bëri lëvizjet, por ishte e kot, PSGja e donte patjetër. "Mirë, dua t'ia bëj jetën e vështirë PSG-së. Thuaju drejtuesve të ekipit që unë dua të njëjtën rrogë si ajo që marr te Milani dhe përfitime të tjera", i tha 37-vjeçari agjentit të tij, me shpresën që francezët do të kthenin përgjigje negative dhe ai do të mbetej te Milani. Por në fakt historia ishte krejt e kundërta. "20 minuta më vonë, Raiola më kontaktoi dhe më tha: I plotësuan të gjitha gjërat që kërkova. Si për çudi, i kisha thënë bashkëshor­tes sime

Helena që PSG-ja nuk do të pranonte kurrë. Por pastaj... i thashë të bëhej gati për t'u nisur. Sepse unë jam një njeri i fjalës", mbyllet kapitulli i largimit të Ibrës nga Milani.

RIKTHIMI - Por diçka e tillë mund të shërbejë si një pikë rifillimi i një tjetër aventure të Ibrës me Milanin. Prej

kohësh qarkullojn­ë zërat se Leonardo dhe Maldini po punojnë për ta rikthyer 37vjeçarin në merkaton e janarit. Edhe pse në këtë moshë, ai mund të bëje diferencën në fushën e lojës dhe të ndihmojë Milanin që të rikthehet në Ligën e Kampioneve. Vetë Ibra nuk e ka mohuar dëshirën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania