Panorama Sport (Albania)

Teuta e pandalshme, thyen në transfertë maqedonasi­t e Kuzov

Endrit Hysenagaol­li, lojtari i ndeshjes me 28 pikë

- ARTIN LLESHAJ

Teuta arriti të marrë fi toren e tretë në Ligën Ballkanike të basketboll­it për meshkuj, duke mposhtur në transfertë maqedonasi­t e Kuzov me rezultatin 94-85. Një ndeshje e shkëlqyer nga "djemtë e detit" që marrin kështu triumfin e tretë në këtë event dhe vijojnë të mos njohin asnjë humbje, ku kryesojnë grupin me 6 pikë. Hysenagoll­i ishte lojtari më i mirë në fushë në ndeshjen e djeshme, ku realizoi 28 pikë dhe 9 kërcime në tabelë. Në një ditë të mirë ishin edhe dy lojtarët amerikanë, Uillson dhe Kops, të cilët realizuan respektivi­sht 22 dhe 20 pikë. Ndërsa për vendësit, lojtari më produktiv ishte Pekoviç me 23 pikë, por që ishin të pamjaftues­hme për t'i dhënë suksesin ekipit vendës. Sfida nisi menjëherë nën diktatin e Teutës që është gjatë të gjithë kohës në avantazh dhe e mbyll periodën e parë me rezultatin 21-17 në favor. Edhe në periodën e dytë loja nuk ka shumë ndryshim, ku durrsakët dominojnë dhe gradualish­t diferenca e pikëve rritet. Kjo periodë mbyllet me rezultatin 29- 23 për Teutën dhe të dyja ekipet shkojnë në pushimin ndërmjet dy pjesëve me shifrat 50-40 në favor të bregdetarë­ve. Dominimi i Teutës vijon edhe gjatë pjesës së dytë dhe në periodën e tretë diferenca e pikëve rritet edhe më shumë ku pas tri periodave të para rezultati shënon 74-58 për skuadrën e Niniç. Në fraksionin e fundit të lojës vendësit përpiqen të reagojnë duke e mbyllur këtë fraksion në avantazh 27-20, por nuk mjafton për ta kthyer rezultatin, pasi është Teuta ajo që triumfon në të gjithë sfidën 9485 duke marrë fitoren e saj të tretë në Ballkan Ligë, ndërkohë që për maqedonasi­t e Kuzov kjo ishte humbja e dytë. Ndeshja e radhës në kompeticio­nin ballkanik për skuadrën durrsake do të jetë më 18 dhjetor, kur do të udhëtojë drejt Bullgarisë për t'u përballur me BC Beroe.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania