Panorama Sport (Albania)

Shqipëria e mbyll pa medalje, Shoraj i katërti në baterinë B

Kampionati Botëror i Peshëngrit­jes 2018

-

Me garën e djeshme të Kranar Shorajt, u mbyll dhe konkurrimi i Shqipërisë në kampionati­n botëror të Turkmenist­anit. Shoraj mori pjesë në baterinë B, në kategorinë e peshave 89 kilogramë dhe zhvilloi një garë të kënaqshme duke u klasifikua­r i katërti në këtë bateri. Ai e nisi garën në shkëputje, ku ia doli me sukses në provën e parë me 153 kilogramë. Edhe prova e dytë ishte e suksesshme ku arriti të ngrejë 156 kilogramë, ndërsa në provën e tretë dështoi me peshën 161 kilogramë duke e mbyllur stilin e shkëputjes në vendin e shtatë. Ndërkohë, rezultatin më të mirë e arriti në shtytje, aty ku edhe vetë sportisti kishte më tepër pritshmëri. Fillimisht Shoraj ngriti 192 kilogramë në provën e parë, më pas në të dytën ia doli sërish me sukses duke ngritur 197 kilogramë, kurse në provën e tretë me 200 kilogramë dështoi, duke e mbyllur shtytjen me rezultatin 197 kilogramë. Kështu, për Shorajn dygarëshi u mbyll me 354 i renditur në vendin e katërt në baterinë B dhe duke e përfunduar përfaqësim­in e peshëngrit­jes shqiptare ne Botëror. Bilanci në këtë kampionat për kuqezinjtë është një vend i 6të me Briken Caljen në baterinë A të kategorisë 73 kilogramë. Vendi i 11-të për Erkand Qerimajn në baterinë B, në kategorinë e peshave 81 kilogramë dhe Daniel Godellin, i cili nuk arriti të klasifikoh­ej në dygarësh në baterinë A. Gjithashtu, dhe vendi i katërt i arritur nga Krenar Shoraj në baterinë B, në peshat 89 kilogram. Rezultate të dobëta që kërkojnë patjetër ndërhyrje, pasi gradualish­t po u afrohemi Lojërave Olimpike "Tokio 2020" dhe viti 2019 do të jetë deciziv për të siguruar kualifikim­in për në këto lojëra.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania