Panorama Sport (Albania)

Triumfojnë Tomori dhe Vllaznia

-

I zhvilluar për dy ditë me radhë në palestrën sportive të shkollës 9 vjeçare "Edit Durham" të qytetit të Shkodrës, kampionati kombëtar i gjimnastik­ës artistike ka mbyllur konkurrimi­n e tij duke njohur edhe fituesit në disiplinat përkatëse. Për kategorinë e femrave të rritura, ekipi më i mirë është shpallur ai i Vllaznisë, në vend të dytë është renditur ekipi i Skënderbeu­t të Korçës. Ndërkohë, trofeun tjetër kryesor të këtij kampionati për kategorinë e të rriturve meshkuj e ka merituar ekipi i Tomorit të Beratit duke lënë prapa ekipin tjetër beratas, Tomori Olimpik. Me shumë emocione janë ndjekur nga të pranishmit edhe konkurrimi individual, ku për të rritura kanë spikatur gjimnastet e Vllaznisë. Tri vendet e para i kanë takuar skuadrës kuqeblu duke filluar nga Oneda Reçi e vendit të parë, e ndjekur nga koleget e saj të ekipit, Eralda Zemanaj dhe Aurela Hoxha. Ndërsa për të rritur në konkurrimi­n individual, dy vendet e para janë fituar nga përfaqësue­sit e ekipit Tomori, Velian Bocaj dhe Gani Brana, ndërsa vendi i tretë nga Elisio Kuqi i Tomorit Olimpik. Krahas konkurrimi­t për të rritur, na garë ka qenë edhe konkurrimi për kategorinë e të rinjve. Për femra në vend të parë është renditur Skënderbeu. Për të rinjtë vendin e parë si ekip e ka fituar Tomori. Klasifikim­i individual për kategorinë e të rejave ka shpallur si fituese të vendit të parë Françeska Kodrën e Skënderbeu­t. Për të rinjtë më i miri në klasifikim­in individual ka qënë Gersi Xhaxho i Tomorit Olimpik. S. Nikshiqi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania