Panorama Sport (Albania)

“Ulërima” e Ikardit Ikardit shtang shtang Barçën, Barçën, kapiteni: kapiteni: Vesino sekreti sekreti i i Interit Interit

Handanovi përsëri protagonis­t, skuadra e alverdes pret "biletën" për 1 -at

- Përgatiti: LEDIO NASE

Një barazim që ka shijen e fitores. Sepse në fund të fundit, pavarësish­t se pa Mesin (të ulur në tribunë), Barcelona mbetet një fuqi e natyrës, një skuadër që fsheh topin, të detyron të bësh maratona sfilitëse për ta rifituar e më pas ta merr sërish. Super Handanoviç mban sa mund përpara se të ndëshkohej nga Malkom, një nga ëndrrat e merkatos verore zikaltër. Por, kur gjithçka dukej e mbyllur, Ikardi largon mendimet negative dhe i dhuron Interit një pikë të çmuar në optikën e kualifikim­it. Barça siguron 1/ 8- at, skuadra e Spaletit megjithatë hedh një hap të rëndësishë­m drejt po së njëjtës fazë.

RITËM KATALANAS - Agresivite­t dhe zotërim topi: kështu e kishte përgatitur Interi sfidën me Barcelonën. Por, u kuptua shumë shpejt që plani nuk ishte shumë i thjeshtë për t'u realizuar. Barça mbulon çdo linjë pasimi: Rakitiç e Buskets nuk e ndalin për asnjë moment presingun e kështu shumë shpejt zikaltrit nisin të lodhen. Dembele, në minutën e 2-të, niset në një aksion personal: goditje me kthesë, Handanoviç jep përgjigjen e parë. Suarez 10' më pas nxeh motorin, çorienton Shkrinjari­n me një driblim, por në fund dërgon topin mbi kuadrat. Interi tremb Ter Shtegenin për herë të parë vetëm në të 19-ën, kur Azamoah nga zona e godet më lart se duhet pas një pasimi të çmuar të Perisiçit. Por, është vetëm një "rreze dielli" zikaltër në mes të një "stuhie" katalanase ( në "San Siro", sakaq, nisin reshjet e dyndura): Suarez shpik, në të 22- ën, një "magji" duke kontrollua­r topin në vrapim e sipër me fytyrë, por parabola e tij përfundon shumë pak jashtë kuadratit. Tjetër aksion i spanjollëv­e: Shkrinjar shpëton një gol thuajse të sigurt në vijën fatale. Nga goditja e këndit Suarez shpërdoron nga një pozicion i favorshëm. Interi has vështirësi në ndaljen e ritmit të Barçës, që i shkon përsëri pranë golit me Kutinjon (37') e Suarezin (42'), të dy të ndalur nga super- Handanoviç.

Britmat e Spaletit në dhomat e zhveshjes shkundin Interin, që rikthehet në fushë me një tjetër marsh. De Vraj është i pari që shkakton panik në zonën katalanase pas një goditjeje standarde, ndërsa në të 6-ën Ter Shtegen tregohet i zoti duke parapritë Ikardin në dalje. Në krahun tjetër, megjithatë,

mbeten gjithmonë cilësitë e Barçës dhe Kutinjo detyron sërish në një tjetër mrekulli Handën. Interi gjithsesi tregon kurajë duke mos ndalur sulmet drejt zonës "blaugrana". Pike fiton një dyluftim me Ikardin, në kundërsulm portieri zikaltër ndal Rakitiçin.

Në të 65- ën Interi shpërdoron rastin për avantazh: Perisiç niset në një aksion personal dhe dërgon topin në qendër, por goditja e Politanos ( më shtatshkur­tri në fushë) përfundon shumë pak jashtë kuadratit. Shou i Handanovit

vazhdon me pritjen ndaj Dembelesë, 3' më prapa. Politano e Perisiç vënë në provë Ter Shtegenin dhe ndezin shpresat e "San Siro"- s. Gjithçka dukej e balancuar, por më pas, si zakonisht në sfida të mëdha, mjafton një moment për të

ndryshuar ekuilibrat. Dhe e gjen Barcelona, në të 83-ën: Kutinjo niset me fushën e boshatisur, pason te Malkom që nxjerr fillimisht jashtë loje Azamoahn me trup e më pas mposht Handanoviç­in. Ky Inter, megjithatë, nuk di të vdesë dhe me krenari, edhe

kundër një superfuqie, arrin të ringrihet: Lautaro asiston dhe Ikardi shndërron në ar rastin e parë të mirë 3' nga fundi. Nevojitej ndeshja perfekte për të ndalur Barçën, por një pikë zikaltërve u vlen shumë. Për moralin dhe klasifikim­in.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania