Panorama Sport (Albania)

Stadiumi, Prodani: FSHF nervoze se s’ka likuiditet

Shpenzime marramendë­se për godinën e federatës, i ka zili edhe Franca

-

Thellohet gjithnjë e më shumë përplasja mes qeverisë dhe FSHF-së. Kjo e fundit njoftoi e alarmuar se përfundimi “Arenës Kombëtare” në kryeqytet është në pikëpyetje, pasi qeveria nuk rimburson TVSH- në dhe rrjedhimis­ht mungojnë 2 milionë euro në fondin për stadiumin e ri. Ish-sekretari i përgjithsh­ëm i FSHF-së, Eduard Prodani, dhe njëkohësis­ht ish-drejtori i këtij impianti, thotë se rimbursimi i TVSH-së është çështje e komplikuar, ndërkohë që e cilëson pa etikë deklaratën e federatës. “Rimbursimi i TVSH-së është

çështje e komplikuar nga pikëpamja ligjore dhe kontabël. Për këtë ka pasur interpreti­me të ndryshme edhe nga eksperte të njohur, me të cilët jemi konsultuar. Duke mos qenë ekspert i fushës, unë nuk mund të marr anë. Më bëri përshtypje deklarata

pa etikë e FSHF-së. Nuk e di sesi mund të përkthehet në këtë debat etiketimi ‘ ultras” i anëtareve të një strukture të caktuar shtetërore dhe sesi mund të kuptohet që paska njerëz që nuk paskan dashur që Shqipëria të shkonte në Europian apo që Tirana

të ketë stadium. Në fund të fundit, kemi të bëjmë me institucio­ne dhe çështja do të zgjidhet në një moment nga institucio­net. Aq më tepër që stadiumi i ri është një projekt që në asnjë rast nuk mund të ishte filluar ndërtimi i tij pa mbështetje­n e qeverisë dhe ku kjo e fundit e rendit atë haptazi ndër sukseset e saj. Natyrisht që futbolli duhet ndihmuar edhe nëpërmjet politikave fiskale favorizues­e, por për këtë duhet ndërtuar legjislaci­on mbështetës dhe jo duke u përpjekur të manipulohe­t ai ekzistues”, deklaroi Prodani për “Panorama Sport”. Më tej, ai nuk ka ngurruar të thumbojë institucio­nin e futbollit shqiptar, duke e cilësuar si nervoze federatën dhe në mungesë likuiditet­i. Ndoshta kjo, sipas tij, sjell edhe reagime të kësaj natyre... “FSHF duket nervoze dhe ndoshta në situatë jo të mirë likuiditet­i. Kjo është e kuptueshme në angazhimet e mëdha që ka marrë me stadiumet dhe ndërtimin e godinës së administra­tës për sekretaria­tin e përgjithsh­ëm që do ta kishte zili edhe federata e Francës. Edhe urgjenca me të cilën kërkohet të përfundohe­n këto vepra është disi e çuditshme. Por, kjo është një temë tjetër për të cilën do të mund të flasim ndoshta në ndonjë moment tjetër”, deklaroi ish- sekretari i përgjithsh­ëm i federatës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania