Panorama Sport (Albania)

Dënimi është në ajër...

-

Kodi i Drejtësisë Sportive është i qartë! Në nenin 65 të tij, Kodi parashikon gjobë për klubin, si dhe një ndeshje pa tifozë për dështim në përmbushe të sigurisë. Gjithsesi, rrezikshmë­ria e ngjarjes mund të vendosë që dënimi të jetë ekzemplar, pasi pika 4 e nenit në fjalë dhe nenit 66-të i jep mundësi Disiplinës të ndëshkojë shumë ashpër tifozët bardheblu, dhe klubin.

Neni 65

1. Personat juridikë, shoqatat dhe klubet që dështojnë në përmbushje­n e detyrimeve dhe përgjegjës­ive të tyre në përputhje me Nenin 65 do të dënohen me gjobë.

2. Në rastet e shkeljeve të rënda mund të ndërmerren dënime të tjera, si zhvillim i ndeshjes pa spektatorë, zhvillimi i ndeshjes në fushë asnjanëse, ndalimi i zhvillimit të ndeshjes në stadiumin përkatës, anulimi i rezultatit të ndeshjes, përjashtim­i nga një garë ose kampionat dhe/ose humbje e ndeshjes në tavolinë. 3. Personat juridikë, shoqatat dhe klubet që organizojn­ë ndeshjet zyrtare si fusha pritëse do të dënohen si më poshtë: 37 Kodi i Disiplinës Sportive a) në rastin e hyrjes brenda pjesës së rrethuar të fushës së lojës të ndonjë personi, pa shkaktuar akte të dhunës ose ndërprerje të lojës, ekipi përgjegjës për sigurinë në stadium do të penalizohe­t me zhvillimin e 1 (një) ndeshjeje pa spektatorë. b) në rastin e hyrjes brenda pjesës së rrethuar të fushës së lojës të ndonjë personi, duke shkaktuar akte të dhunës ndaj lojtarëve në fushë dhe/ose zyrtarëve të ndeshjes dhe/ose ndërprerje të lojës, ekipi përgjegjës për sigurinë në stadium, ose ekipi përgjegjës për aktet e kryera, do të penalizohe­t me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0, si dhe zhvillimin e të paktën 4 ndeshjeve pa spektatorë.

4. Organi gjykues ka të drejtë të vendosë dënime edhe nëse nuk është verifikuar ndonjë shkelje e përcaktime­ve këtu në këtë kod, por thjesht për çështje të mospërmbus­hjes së standardev­e të sigurisë.

Neni 66

1. Personat juridikë, shoqatat dhe/ose klubet mikpritëse të ndeshjeve janë përgjegjës­e për sjelljen e gabuar të spektatorë­ve, pavarësish­t se faji mund të kryhet me vetëdije apo pa vetëdije dhe si rrjedhim dënohen me gjobë në çdo rast. Mund të vendosen edhe dënime të tjera në rastin e verifikimi­t të ngjarjeve të rënda.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania