Panorama Sport (Albania)

Rrëzohet polici qeshim të gjithë, rrëzohet futbolli... asnjë pikë loti!

- Nga GËZIM SINEMATI

Do

qeshim apo do qajmë për ato që ndodhin frikshëm në ndeshjet e Superligës? Skena e një polici që vrapon për të kapur tifozin, por që rrëzohet duke mbetur i shtrirë në fushë, ka shkaktuar shumë të qeshura. Rrëzohet polici qeshim të gjithë, ndërsa kur rrëzohet futbolli, duke thyer kokën bile, as nuk na shkon mendja për të qarë. Madje...

Do qeshim apo do qajmë për ato që ndodhin frikshëm në ndeshjet e Superligës? Skena e një polici që vrapon për të kapur tifozin, por që rrëzohet duke mbetur i shtrirë në fushë, ka shkaktuar shumë të qeshura. Rrëzohet polici qeshim të gjithë, ndërsa kur rrëzohet futbolli, duke thyer kokën bile, as nuk na shkon mendja për të qarë. Madje, sipas stilit tonë, ku futbolli si çdo gjë është një univers gallate, mund të bëhet edhe një reklamë kontrovers­e ku të predikohet se tifozët i kanë gjunjët më të fortë se policët! Kjo ka ndodhur në ndeshjen Tirana me Kukësin, ku për disa minuta, disa nga tifozët e Tiranës zbritën në fushë, rrëmbyen “pushtetin” e brishtë të lojës dhe nisën një gjueti të pafre ndaj futbollist­ëve. Atyre që edhe pse kanë zhgënjyer më shumë se të gjithë brezat bashkë, siç thuhet me zemërim nga tifozët, prapësepra­pë, kjo që ndodhi ish- te një blasfemi sportive... Të gjithë vraponin në “Selman Stërmasi”: njëra palë për t’u shkulur fanellën nga trupi futbollist­ëve, pala tjetër viktimat me uniforma, futbollist­ët ose “proletarët” e përkëdhelu­r, ia mbathnin për të shpëtuar lëkurën më shumë sesa fanellën. Ndërsa, pala e tretë, policët, të cilët i kemi lënë enkas jashtë stadiumit për të eksperimen­tuar se deri ku shkon rreziku për jetën pa praninë e tyre. Skena e përjetuar në ato pak minuta puçiste, dukej sikur i përkiste një filmi pa kohë, ku trazohej në mënyrë më se shqiptare mesjeta me kohën moderne. Po e menaxhojmë aq me marifet spektaklin e dhunës, sa në mbrëmje shpëlajmë sytë dhe shpirtin me ndeshjet e Championsi­t, pa pasur frikë se ajo që ne trukojmë si futboll është më shumë një lloj halluini i vazhdueshë­m, ku gjaku është i vërtetë dhe jo i pikturuar...

“Të gjithë vraponin në ‘Selman Stërmasi’: njëra palë për t’u shkulur fanellën nga trupi futbollist­ëve, pala tjetër, viktimat me uniforma... ia mbathnin për të shpëtuar lëkurën më shumë sesa fanellën. Ndërsa, një palë e tretë, policët, të cilët i kemi lënë gjoja jashtë stadiumit në pritje për të eksperimen­tuar se deri ku shkon rreziku për jetën pa praninë e tyre”

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania