Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu bie nga “kali”, Teuta shëtit me Kamzën

Skuadra kryeqyteta­se shthuret me durrsakët, Duro: Nuk pati tradhti

- OLSI TUJANI

Të pathyeshëm në tetë javë, por dy humbje radhazi i lëkundën disi. Largimi i trajnerit Mërgjyshi u plotësua nga Memelli, një trajner 38-vjeçar që në pankinën e kurbinasve vjen me "këmbë të mbarë". Gjashtë pikë në dy ndeshje, 3 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar. Rivalët? Po, kanë qenë të ndryshëm. Në fillim mposhti Luftëtarin në transfertë­n e "gurtë", ndërsa dje ia doli me sukses përballë Skënderbeu­t, sërish në transfertë, luajtur në "Selman Stërmasi". Një gol i shpejtë i Shtubinës pas vetëm gjashtë minutash lojë i jep Laçit vrullin e nevojshëm në start e më tej mundësinë që të luajë në mbrojtje. Disa kundërsulm­e dhe tentativa të rrezikshme deri në fund, kur Gjoni bën "bomberin" me një gol që vulos triumfin. Për Skënderbeu­n, loja me raste dhe kombinime të shumta, zotërim dhe qarkullim të shpejtë të topit, nuk mjaftuan. Bregu provoi në të gjitha mënyrat, por kurbinasit u rikthyen në "origjinë", si në start.

ShtuBLIND - Një lojtar i kudogjendu­r. Ndriçim Shtubina është me të vërtetë një "blind" në organikën e Laçit. Energjik, i fuqishëm, i shpejtë, i saktë dhe teknik në manovër me topin. 31-vjeçari gjeti edhe dje rrugën e rrjetës, duke shënuar të katërtin gol në këtë sezon. Në minutën e gjashtë të ndeshjes, një aksion nga e majta me Xhixhën protagonis­t bën që mesfushori ta ndjekë si duhet në anën tjetër. Është aty ku duhet pas krosimit dhe shënon me kokë një gol që i jep Laçit mundësinë të administro­jë, të shtojë forcat në mbrojtje dhe të mendojë për... ta ruajtur ndeshjen. Në pjesën e dytë bën mrekullish­t mirë detyrat mbrojtëse si anësor. Vlerë e shtuar në këtë organikë të kësaj skuadre.

SKËNDERBEU - Korçarët nisin ofensivën. Muzaka] CO, fillojnë "tiki- takan". Lojë me disa pasime të shpejta, sulm me disa njerëz drejt zonës kundërshta­re dhe tentativa për të çarë prapavijën kurbinase. Provon Bregu disa herë me goditje, por herë është lehtë dhe herë mbi tra. Për Selmanin, thuajse asgjë për të krijuar alarm. Në të 81-ën pati aromë barazimi. Bregu mrekullish­t kalibron sferën nga goditja e dënimit drejt trekëndësh­it, por fluturon njësoj Selmani. Spektakël` Il-

uzionin e golit e dha edhe Oto Xhon në të 78-ën, por gjuajtja me kokë nuk gjen kuadratin.

ZËVENDËSIM­I - Në të 33-ën minutë, Memelli zëvendëson Altiparmak­ovskin për të riun Berisha, i cili ka freski, shpejtësi dhe është i lëvizshëm në të dyja manovrat e lojës. Sulmuesi pati rast në të 28-ën, kur inicion vetë një kundërsulm, futet në driblim me portierin Teqja që kishte dalë nga porta

dhe e kalon sferën, por kërkon më shumë sesa duhet. Simulon për të fituar të kuq ndaj portierit, por e pëson vetë me të verdhë. Një rast tjetër i humbur e nxjerr jashtë nga trajneri.

VULOSJA - Korçarët tentuan me shumë forca në pjesën e dytë, por Laçi bëhet i pakalueshë­m me një rreshtim të ngjeshur në prapavijë. Disa kundërsulm­e të kurbinasve, por në të 86-ën do të

vulosin gjithçka me saktësi. Është një mungesë përqendrim­i e Ditës që humb sferën në zonë, insiston Gjoni dhe shënon. 2- 0 për Laçin dhe tri pikët thuajse të hipotekuar­a. Laçi fiton ndeshjen e dytë radhazi nën drejtimin e Memellit për të marrë vendin e tretë me 22 pikë, 4 më pak sesa Skënderbeu (26) që u "hap udhë" të kuqve që ngjiten në krye me 28 pikë.

 ?? Fotot: F.Hazizllari ?? Festa e lojtarëve të Laçit në përfundim të fitores ndaj korçarëve, 2-0
Fotot: F.Hazizllari Festa e lojtarëve të Laçit në përfundim të fitores ndaj korçarëve, 2-0

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania